Juve shënjestron dy emra në rast të largimit të Dybalas

    Nëse Paulo Dybala largohet nga Juventusi si transfer i lirë, atëherë Bianconerët do të shënjestronin Nicolo Zaniolon (Roma) dhe Giacomo Raspadori (Sassuolo).

    Kontrata e ‘La Joya’ skadon më 30 qershor të këtij viti dhe bisedimet nuk janë në një rrugë të duhur.

    Sipas La Gazzetta dello Sport, Juve tashmë i ka pikasur dy futbollistë potencialë që mund t’i kërkojë në verë.

    Zaniolo ka qenë në radarin e bardhezinjve qe një kohë të gjatë dhe është raportuar se në dhjetor kishin nisur bisedime me agjentin e tij. Për më shumë, drejtori i Romës, Tiago Pinto, deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka garanci për mbajtjen e tij në Stadio Olimpico.

    Një tjetër kandidat për sulmin e Juves është futbollisti i Sassuolos, Raspadori, i cili është përdorur si ‘9 false’, por pëlqen më shumë të luajë më në qendër të sulmit. 

    Lajmi Paraprak

    ShBA paralajmëron qytetarët që të shmangin Bjellorusinë

    Lajmi i rradhës

    Mullisët e Kosovës: Do të ngritet çmimi i bukës nëse u ngritet çmimi i rrymës fabrikave që përpunojnë grurin

    Lajme tjera

    Dembele te PSG-ja!

    Barcelona duket se do ta lë Ousmane Dembelen të largohet nga Camp Nou, mirëpo jo edhe pa asgjë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë