Usyk shpallet kampion i ri bote në peshat e rënda, mposht Anthony Joshua (Video)

    Anthony Joshua është mposhtur nga Oleksander Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar.

    Boksieri britanik dhe ai ukrainas kanë luftuar për titujt botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO.

    Ky meç i pritur me entuziazëm të madh u zhvillua në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ dhe u fitua nga Usyk.

    Usyk arriti të triumfojë pas plot 12-të raundeve të zhvilluara plot luftë.

    Raundi i parë ishte thuajse i barabartë, por me Usyk që pati diçka më shumë nga goditjet.

    Në raundin e dytë, Joshua mori lojën në dorë duke sulmuar dhe goditur më shumë ukrainasin, i cili gjithashtu pati disa goditje.

    Raundi i tretë, Usyk ishte dukshëm më i mirë duke e lëkundur disa herë me disa goditje të forta.

    Në raundin e katërt, AJ kishte diçka më shumë duke treguar shkëndijëza se është aty si kampion dhe për t’i mbrojtur titujt.

    Raundi i pestë i takoi thuajse i gjithi Joshuas, i cili goditi më shumë, sidomos në pjesën e stomakut.

    Në raundin e gjashtë, fillimi nisi barabartë, por AJ mori meçin në dorë duke dhuruar disa goditje të forta në kokën e Usyk.

    Raundi i shtatë ishte plot aksion dhe shumë i barabartë, me të dy boksierët që patën goditje të forta ndaj njëri-tjetrit.

    Në raundin e tetë, Joshua ishte më i mirë, duke fituar më shumë pikë nga goditjet e dhëna në ukrainasin.

    I nënti foli më mirë për britanikun, i cili kërkonte kokën e Usyk duke e goditur disa herë.

    Raundi i dhjetë ishte plot aksion dhe goditje nga të dy boksierët, të përfunduan të gjakosur dhe me lëndime.

    Në raundin e 11-të, Joshua ishte për një nuancë më i mirë duke dhuruar disa goditje.

    Raundi i 12-të ishte i çmendur me të dy boksierët që goditnin pa fund në kërkim të nokautit.

    Në fund, pas vendimin të gjyqtarëve, fitues u shpall Usyk me vendim unanim të gjyqtarëve.

    117-112, 116-112, 115-113 ishin rezultatet e tre gjyqtarëve. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Pse fëmijët nuk e pëlqejnë shijen e brokolit

    Lajmi i rradhës

    Albin Kurti është duke ndërmarrë atë që duhej ta bënin burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë