Vitin e ardhshëm Real Madrid do të largoj tre lojtarë

    Real Madridi nuk ka mundur t’i largojë disa nga lojtarët e padëshiruar këtë verë.

    Megjithatë në vitin e ardhshëm pritet të bëhen ndryshime të mëdha te klubi i madh spanjoll.

    Mediat në Spanjë tanimë kanë raportuar edhe për tri largimet e para të madrilenëve për vitin e ardhshëm.

    Fjala është për lojtarët si Gareth Bale, Isco dhe mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo.

    Që të tre futbollistët janë futur në vitin e fundit të kontratës dhe Los Blancos nuk e kanë ndërmend t’i ofrojnë kontrata të reja.

    Real Madridi dëshiroi t’i largonte edhe gjatë kësaj vere treshen në fjalë, por munguan ofertat e rëndësishme në drejtim të tyre.

    Megjithatë që të tre lojtarët verën e ardhshme do të largohen si të lirë nga Los Blancos.

    Qëllimi i drejtuesve madrilen është që lojtarët në fjalë t’i shesin në janar nëse arrin ndonjë ofertë e rëndësishme. 

    Lajmi Paraprak

    Kufizoni kohën por mos ndaloni internetin

    Lajmi i rradhës

    Alarmante situata me fëmijët lypsarë në Strugë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë