Xavi: Dembele ose duhet të rinovojë, ose do ta shesim në janar

    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për situatën e Ousmane Dembeles, duke thënë se lojtari ose duhet të rinovojë, ose do të shitet nga klubi në këtë afat.

    Francezi nuk ka pranuar rinovimin dhe klubi mund të largojë këtë afat për të mos e humbur falas pas gjashtë muajsh.

    “Ajo që mund të them është se jemi në një situatë komplekse dhe të vështirë. Klubi ka vendosur që nëse ai nuk rinovon, duhet të marrim një vendim për të (shitja në janar)”.

    “Nuk është e lehtë, por Mateu Alemany ka pesë muaj që negocion me përfaqësuesin e tij dhe ne nuk mund të presim më, ose ai rinovon ose marrim një vendim”.

    “Unë kam qenë shumë i sinqertë me të, nuk është një situatë e lehtë, por duhet marrë një vendim. Gjëja e parë janë interesat e klubit, kjo duhet të jetë e qartë”, deklaroi Xavi.

    🔊 Xavi: ❝Dembélé’s situation is complex. If he doesn’t renew his contract, we need to find a solution❞ pic.twitter.com/TCopnlIa8z

    Trajneri ka thënë se largimi në tribuna nuk është opsion për momentin në këto ndeshje.

    Lajmi Paraprak

    Mënyra për të pasur ajër të mirë në shtëpinë tuaj gjatë dimrit

    Lajmi i rradhës

    Taulant Balla: Meta ka propozuar që data e zgjedhjeve të jetë gjashtë marsi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë