Zbulohen votat e plota për Topin e Artë nga çdo vend, gjashtë shtete nuk votuan fare për Messin

    Janë zbuluar tashmë votat e plota të Topit të Artë nga çdo vend dhe kjo tregon se gjashtë kombe nuk votuan fare për fituesin e sivjetmë Lionel Messin.

    Ceremonia e “Topit të Artë” u zhvillua në fillim të kësaj jave, ku Messi mposhti Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të fituar çmimin e tetë të Topit të Artë.

    36-vjeçari mori çmimin prestigjioz individual pasi frymëzoi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar. Ai luajti shkëlqyeshëm në turne ndërsa fitoi Kupën e parë Botërore të karrierës së tij legjendare.

    Pavarësisht heroizmave të tij, gjashtë vende vende nuk arritën të binden dhe ta votonin Messin në votimin për Topin e Artë.

    Ai fitoi Topin e Artë pasi mori 462 pikë mbresëlënëse, 105 pikë më shumë se Haaland i vendit të dytë, i cili ndihmoi Manchester Cityn të fitonte tripletën sezonin e kaluar.

    Mbappe përfundoi në vendin e tretë me 270 pikë përpara Kevin De Bruyne, i cili grumbulloi 100 pikë në vendin e katërt.

    Megjithatë, Messi nuk mori asnjë votë nga Kameruni, Cape Verde, Guinea, Jordania, Zvicra dhe Salvadori, pasi gazetarët nga ato vende nuk e renditën atë në listën e pesë lojtarëve të tyre më të mirë të zgjedhur.

    Por, vende të mëdha si Anglia, Gjermania dhe Spanja e votuan Messin si zgjedhjen e tyre nr.1, pasi superylli mori titullin e tij të tetë.

    Ndryshe, Messi fitoi çmimin e tij të parë Topin e Artë në vitin 2009. Më pas ai siguroi çmimin edhe më 2010, 2011 dhe 2012. Ai fitoi titullin e tij të pestë në vitin 2015, përpara se të fitonte çmimin edhe vite 2019, 2021 dhe tani 2023.

    Lajmi Paraprak

    Metoda për ta ulur shtypjen e gjakut më shpejt dhe më thjesht

    Lajmi i rradhës

    Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës kanë goditur më së shumti sektorin e energjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë