Zvicra nderon Blerim Xhemailin për kontributin 12 vjeçar në Përfaqësuese

    Blerim Xhemaili është pensionuar nga futbolli aktiv në fund të sezonit të kaluar pas një karriere të shkëlqyer.

    Ish-mesfushori shqiptar ka bërë një karrierë të gjatë në klube të mëdha si Zurich, Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna, Montreal Impact e Shenzen.

    Xhemaili i dha fund karrierës së tij aty ku e nisi te FC Zurich, derisa ka dhënë kontribut të madh edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës.

    37-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, derisa te ajo A ka zhvilluar 69 ndeshje.

    Ish-legjenda e Zurichut në 12 vite sa ishte pjesë e Zvicrës nga 2006 deri më 2018 ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

    Në ndeshjen e fundit që Zvicra e zhvilloi ndaj Bjellorusisë, Xhemaili u nderua nga Federata e Futbollit të Zvicrës dhe mori duartrokitje të panumërta nga tifozët për kontributin e dhënë për helvetikët.

    Lajmi Paraprak

    Pse fshihet depresioni postpartal dhe nuk flitet për të?

    Lajmi i rradhës

    Sarrazin: Do të ketë shtytje të re në dialog, palët të përkushtohen për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë