A shkakton autizëm epidurali i kryer gjate lindjes?

    A ka ndonjë lidhje midis autizmit tek fëmijët dhe epiduralit? Fakti që gruaja shtatzënë i nënshtrohet analgjezisë epidurale gjatë lindjes nuk e ekspozon në asnjë mënyrë fëmijën e palindur të pësojë ndonjë çrregullim të spektrit të autizmit. Ky është përfundimi i arritur nga një studim i madh, botuar nga revista Jama Pediatrics, i cili mohon atë që pretendohej nga një studimi tjetër kalifornian, shumë i kritikuar nga ekspertët.

    Si lindi dyshimi

    Ky studim u botua në fund të vitit 2020 nga një grup studiuesish amerikanë, anestezistë dhe pediatër nga Pasadena, California. Ekspertët thanë se kishin vërejtur një rritje të shkaktimit të një çrregullimi të spektrit autik me 37 përqind më shumë te fëmijët e lindur nga gratë që ishin nënshtruar analgjezisë epidurale gjatë lindjes. Kateteri aplikohet gjatë lindjes, duke lejuar që gradualisht të rrjedhin sasi të vogla të një analgjeziku, i cili vetëm “vë në gjumë” zonën e legenit. Anestezia anulon dhimbjen e tkurrjes, por jo vetë tkurrjen te gratë që kryen analgjezi epidurale gjatë lindjes. Ekspertët spekuluan se lidhja midis autizmit dhe epiduralit ishte për shkak të ilaçeve të përdorura, të cilat do të arrinin foshnjën përmes placentës, duke shkaktuar këtë çrregullim neurobiologjik.

    Mohimi i ekspertëve kanadezë

    Studiuesit nga Universiteti i Manitobës, Kanada, kontrolluan të dhënat në lidhje me mbi 123,000 lindje që ndodhën në një spital gjatë periudhës 2005 dhe 2016, ku një epidural ishte përdorur gjithmonë. Shumë faktorë të tjerë, të cilët nuk u morën parasysh në studimin e mëparshëm, u morën parasysh, siç janë mosha e nënës, prania e sëmundjeve të grave si diabeti dhe hipertensioni, kushtet socio-ekonomike dhe stili i jetesës së gruas. Gjithashtu u studiuan vëllezërit e motrat ku njëri lindi me administrimin e anestezisë dhe tjetri jo. Pas këtyre analizave më të hollësishme, nuk u gjet asnjë lidhje midis autizmit tek fëmijët dhe epiduralit. Këto rezultate konsiderohen të jenë shumë të besueshme dhe tregojnë se një grua mund t’i nënshtrohet me siguri një epidurali, nëse dëshiron, metodën më efektive për lehtësimin e dhimbjes së lindjes, e cila ekspozon ndaj shumë pak ndërlikimeve.

    Autizmi është një çrregullim neurobiologjik, shkaqet e të cilit ekspertët ende po i hetojnë. Fatkeqësisht, ajo është gjithnjë e më e përhapur në mesin e brezave të rinj dhe mund të jetë si pasojë e shkaqeve gjenetike, e faktorëve mjedisorë që do të shkaktonin një zhvillim të ndryshuar të sistemit nervor qendror.

    Lajmi Paraprak

    Zupë shtëpie me kos dhe biskota

    Lajmi i rradhës

    Agjencia e Mijallkovit vazhdon të përfitojë nga tenderët shtetëror

    Lajme tjera

    Përkujdesja ndaj vetes

    Asmaa Hussein Shumë shpesh i dëgjojmë të tjerët duke thënë, “Së pari kujdesu për veten nëse dëshiron që të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë