Bëni djathë të ri në shtëpi nga qumështi, ajka e kosit dhe vezët

    Kur e bëni vetë, është gjithmonë më i shijshëm sesa ta blini në dyqane, prandaj provoni të bëni djathë edhe në shtëpi

    Nga një litër e gjysmë do të keni 450 g djathë, transmeton Telegrafi.

    Përbërësit:

    – 1,5 l qumësht të freskët;
    – 375 g ajkë kosi;
    – 3 vezë;
    – 1,5 lugë e vogël kripë.

    Përgatitja:

    Vlojeni qumështin, ndërsa në ajkë shtoni vezët dhe përzieni. Pastaj në vezë dhe ajkë shtoni kripën dhe përzieni edhe një herë.

    Kur të vlojë qumështi ulni temperaturën dhe gradualisht shtoni tretjen me vezë, duke i përzier gjatë gjithë kohës. Zieni dhe përzieni derisa të shfaqen droçkat.

    Njomeni një garzë dhe vendoseni në kulluese, ndërkaq kulluesen në tenxhere. Qitni djathin, dhe kullojeni pak.

    Brenda vendoseni një kulluese të vogël në mënyrë që të krijoni një formë të bukur djathi, pastaj edhe një herë kullojeni, mbulojeni me një pjatë dhe lëreni diçka të rëndë sipër. Për një orë djathi është gati.

    Në hirrën e djathit qitni kripë dhe vendoseni djathin, mbulojeni dhe ruajeni në frigorifer deri në shtatë ditë.

    Lajmi Paraprak

    Borissov: Mënyra se si Radev negocion me RMV-në mund të çojë në një rezultat të keq për Sofjen

    Lajmi i rradhës

    Euro 2020 | Formacionet e mundshme të ndeshjes Poloni – Sllovaki

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë