‘Çfarë do thonë njerëzit?’ Si ndikojnë tek ne normat e shoqërisë

    Në shoqëri, veçanërisht në vende me qytete të vogla si Shqipëria, ku të gjithë njihen me të gjithë, gjasat që t’jua kenë thënë ose ta keni dëgjuar fjalinë “Çfarë do thonë njerëzit?”, sa vjen e shtohen. 

    Do të ishte naive të mendosh se dikush mund t’i shpëtojë plotësisht normave shoqërore dhe një sjelljeje “të pritshme”. Është një fakt i vërtetuar prej kohësh në hulumtime psikologjike se zgjedhjet, gjykimet dhe sjellja jonë janë formuar fort nga normat shoqërore.

    Në një seri studimesh të publikuara në 2019-ën, ndër të tjera, u zbulua edhe se njerëzit kanë një dëshirë të përgjithshme për t’u pajtuar me opinionin ose sjelljen që është më e popullarizuar në përgjithësi.

    Disa kultura janë më “të forta” se të tjerat

    Fuqia e normave shoqërore ndryshon shumë midis kulturave. Ligji i Jantes, për shembull, shpesh shihet si një tipar thelbësor i mentalitetit nordik, që simbolizon përulësinë, por edhe rehatinë ndaj normave shoqërore.

    Kulturat e ngushta kanë norma të qarta dhe të përhapura shoqërore dhe sanksione të ashpra për sjelljet devijante, ndërsa kulturat e lirshme si Ukraina, Estonia dhe Hollanda, për shembull, kanë më pak rregull, norma më të dobëta, më shumë tolerancë ndaj sjelljeve devijuese. Ngushtësia kulturore është një karakteristikë relativisht e qëndrueshme dhe e fortë e kulturës – perceptimet e njerëzve për forcën e normave shoqërore ndryshojnë me kalimin e kohës, por ngadalë.

    Kulturat “e ngushta” gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë sundim autokratik, më pak të drejta politike dhe liri civile, media më pak të hapura dhe ndëshkime më të rrepta sesa kulturat e lirshme. Sidoqoftë, ajo mund të jetë shumë e dobishme, veçanërisht në mjedise me rrezik të lartë. Është propozuar që ndryshimi kulturor në ngushtësinë-lirshmërinë lidhet me kërcënimet ekologjike dhe sociale dhe se vendosja e rregullave dhe normave më të forta shoqërore mund të ketë ndihmuar shoqëritë të koordinojnë më mirë veprimet e tyre dhe të menaxhojnë në mënyrë më efektive rreziqet me të cilat janë përballur gjatë historisë. Ky supozim u testua dhe u provua në një studim të ri eksperimental të botuar javën e kaluar në “Nature Communications”.

    Shtrëngimi-ngushtësia kulturore u shoqërua gjithashtu me rastet e Covid-19 të vendeve dhe nivelet e vdekshmërisë që nga tetori 2020, ku kombet e lira kishin gati pesë herë më shumë raste dhe nëntë herë më shumë vdekje sesa kombet më të shtrënguara. Siç argumentuan Gelfand dhe kolegët (2021), rezultatet e tyre sugjerojnë se “shtrëngimi i normave shoqërore mund të japë një avantazh evolucionar në kohë kërcënimi kolektiv”, siç është pandemia e vazhdueshme Covid-19.

    Thënë këto, ndonjëherë nuk është ide aq e keqe të pyesni veten “çfarë do mendonin njerëzit e tjerë”, pasi kjo mund të promovojë bashkëpunim dhe të na ofrojë disa udhëzime dhe njohuri të dobishme në strukturën shoqërore të komuniteteve tona. Megjithatë, kur bëhet fjalë për diçka që ndikon vetëm tek ju, mos lejoni “mendimin” e askujt t’ju bëjë të tërhiqeni. Sa herë të jeni në dyshime mendoni për shprehjen:

    “What will people say? – How many dreams got killed from this question!” (Çfarë do thonë njerëzit? – Sa ëndrra ka vrarë kjo pyetje?)

    Dhe mos lejoni asgjë t’ju vrasë ëndrrat! /Psychology Today/

    Lajmi Paraprak

    Hetimet ende pa epilog për helmimin e mbi 1 mijë personave nga uji i pijes në Deçan

    Lajmi i rradhës

    Qaj, rini, qaj…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë