Çfarë duhet të dini para se të bleni një aparat matës të tensionit

    Nëse keni shqetësime me presionin e gjakut dhe mjeku  ju ka sugjeruar të blini një matës për t’ju ndihmuar në gjurmimin e tij.

    Madhësia e fashës

    Madhësia e fashës që lidhet në krah është veçoria më e rëndësishme që duhet të kini parasysh kur blini një matës të presionit të gjakut.

    Një fashë që nuk përshtatet siç duhet në krah mund të japë një lexim të pasaktë.

    • Ekspertët rekomandojnë këto madhësi:

    Për të rinjtë: perimetri këshillohet nga 22 deri në 26 centimetra

    Të rriturit: 27 deri në 34 centimetra

    Të moshuarit: 35 deri në 44 centimetra

    Merrni në konsideratë një matës automatik

    Shumë ekspertë rekomandojnë të zgjidhni një matës automatik dhe të shmangni ato që kanë një stetoskop, për një lexim më të saktë.

    Shmangni aplikacionet inteligjente

    Ekzisotjnë dhjetëra aplikacione për matjen e presionit të gjakut në telefonin tuaj inteligjent.

    Por këto mënyra nuk funksionojnë, ato janë të pasakta dhe nuk janë të testuara në mënyrë rigoroze, ndaj më e mira është t’i shmangni ato.

    Kontrolloni për saktësinë e matjes

    Shumica e matësave që gjenden në një farmaci janë mira dhe jetëgjatësia e tyre shkon rreth dy ose tre vjet.

    Megjithatë për më shumë siguri, ju mund ta çoni në zyrën e mjekut tuaj dhe ta krahasoni me matësin profesional.

    Bëni tre matje

    Ekziston një metodë që mund të merrni parasysh nëse dëshironi të keni sa më tepër saktësi.

    Mateni presionin e gjakut tre herë rresht me tre pushime të ndërmjetme nga 30 deri në 60 sekonda.

    Kjo është e dobishme sepse ju jep një mesatare të përafërt, e cila mund të pasqyrojë më me saktësi presionin tuaj të gjakut sesa vetëm një matje. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Dëmet nga dietat drastike

    Lajmi i rradhës

    Erdogan i jep fund dialogut me Greqinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë