Dëmet nga dietat drastike

    Metabolizmi apo tretja është një sistem mjaft kompleks.

    Ai përcakton hapat që trupi ndërmerr për djegien e kalorive dhe sasinë e nevojshme të ushqimit që nuk ndikon në shtimin në peshë.

    Si çdo gjë tjetër në organizëm, edhe metabolizmi ka nevojë për vendime të shëndetshme në ushqyerje.

    Një pjesë e metabolizmit eshtë përtej kontrollit tënd

    Sipas të dhënave, ritmet e metabolizmit apo tretjes janë të ndryshme.

    Kur trupi është në fazë pushimi, ritmi i metabolizmit përcakton sasinë e nevojshme të energjisë për funksionin e organeve.

    Ky ritëm nuk mund të kontrollohet nga individi.

    Më pas kemi metabolizmin që nxitet nga ushqyerja.

    Ai përcakton energjinë e nevojshme për konsumin dhe tretjen e ushqimeve.

    Ky i fundit mund të përshpejtohet falë ushqimeve pikante dhe çajit jeshil.

    Muskujt në kontroll të metabolizmit

    Një masë muskulare prej 450 gramësh djeg 7-10 kalori në ditë, ndërsa e njëjta sasi mase dhjamore djeg 2 ose 3 kalori në ditë.

    Masa muskulare nis të dobësohet pas të njëzetave, thonë studimet.

    Në moshën 70 vjeçare, metabolizmi gjatë fazës së pushimit është 15 përqind më i ngadaltë se në rini.

    Prandaj është e këshillueshme që njerëzit të përqendrohen në forcimin e masës muskulare gjë që rrjedhimisht çon në përmirësimin e metabolizmit.

    Mungesa e proteinës ngadalëson metabolizmin

    Funksionaliteti i trupit bazohet në praninë e amino acideve dhe proteinave.

    Muskujt kanë një rezervat të pasur të tyre.

    Kur humbisni masë muskulare, vuajtja më e madhe i shkon metabolizmit.

    Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt e të paktën 15 gramë proteina në ditë, të cilat gjenden lehtësisht tek veza dhe qumështi.

    Dietat drastike ushqimore janë armiqtë e metabolizmit

    Çdo regjim ushqimor që synon rënien e shpejtë nga pesha do të ngadalësojë ndjeshëm metabolizmin.

    Bashkë me masën dhjamore, njeriu humbet edhe masë muskulare.

    Ekspertët shpjegojnë se pjesës së trurit që menaxhon metabolizmin nuk i intereson aspak nëse nuk ju bën më fustani apo pantallonat e preferuara.

    Kjo zonë e trurit është më e përqendruar në sasinë e nevojshme të energjisë për mbijetesë.

    Nëse dëshironi të humbisni në peshë, merreni shtruar.

    Përpiquni të humbisni të paktën 10 përqind të peshës trupore, ta mbani këtë peshë për 3 deri në 6 muaj dhe më pas të fokusoheni në humbje të mëtejshme të peshës.

    Metabolizmit i pëlqen gjumi

    Një natë pa gjumë mund të tjetërsojë metabolizmin dhe të nxisë shtimin në peshë.

    Mungesa e gjumit e ngadalëson metabolizmin, sepse gjatë gjumit trupi riparohet nga dëmet dhe djeg kalori. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Ismail Kadare ka vendosur të jetojë në Shqipëri (Video)

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të dini para se të bleni një aparat matës të tensionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë