Çfarë të shmangni për reduktimin e yndyrës dhe fryrjes së barkut

    Yndyra dhe fryrja e barkut janë probleme të zakonshme që shumë individë po përpiqen t’i heqin qafe për përmirësimin e vetvetes.

    Yndyra e barkut – shpesh e lidhur me stilin e jetesës dhe faktorët dietikë, mund të përbëjë rreziqe për shëndetin e përgjithshëm, duke përfshirë problemet kardiovaskulare dhe çrregullimet metabolike.

    Fryrja e barkut – e karakterizuar nga një ndjenjë ngopjeje dhe shqetësimi në bark, mund të përkeqësohet nga disa ushqime plot me aditivë. Disa ushqime të përpunuara përmbajnë aditivë që kontribuojnë në mbajtjen e ujit dhe problemet e tretjes, duke e përkeqësuar fryrjen.

    Lisa Richards, nutricioniste në The Candida Diet, ka zbuluar për She Finds dy lloje ushqimesh që duhet t’i shmangni, sepse mund ta përkeqësojnë dhjamin dhe fryrjen e barkut për shkak të aditivëve që përmbajnë.

    Patatinat

    Patatinat që përmbajnë glutamat monosodium (MSG) mund të kontribuojnë në fryrje dhe mund të kenë efekte negative në yndyrën e barkut. MSG është një përmirësues i shijes që përdoret zakonisht në ushqimet e përpunuara, duke përfshirë shumë lloje patatinash. Disa individë mund të jenë të ndjeshëm ndaj MSG, duke rezultuar në fryrje dhe mbajtje uji. Përmbajtja e tepërt e natriumit të MSG mund të çojë në rritjen e mbajtjes së lëngjeve, duke përkeqësuar ndjenjën e fryrjes.

    Richards ka theksuar se aditivëve artificialë shpesh u mungon vlera ushqyese, duke nxitur mbikonsumimin e kalorive boshe dhe duke penguar përpjekjet për humbje peshe. Ndërsa dietologia dhe nutricionistja tjetër, Krutika Nanavati, shtoi se disa njerëz mund të jenë të ndjeshëm ndaj MSG dhe të përjetojnë simptoma të tilla si fryrje dhe dhimbje koke pas konsumimit të tij.

    Shurup misri i pasuruar me fruktozë (HFCS)

    Shurupi i misrit i pasuruar me fruktozë (HFCS) është një ëmbëltues i përdorur gjerësisht në shumë ushqime dhe pije të përpunuara dhe konsumi i tij është lidhur me fryrjen dhe rritjen e yndyrës në bark. HFCS është një formë shumë e përqendruar e fruktozës, e cila, kur konsumohet me tepricë, mund të çojë në çrregullime metabolike dhe të kontribuojë në yndyrën e barkut.

    Meqenëse HFCS zakonisht gjendet në pije me sheqer, ushqime të lehta dhe ushqime të ndryshme të përpunuara – reduktimi i marrjes së tij dhe zgjedhja e alternativave më të ulëta të sheqerit mund të jetë një zgjedhje e mençur për ata që kërkojnë të kontrollojnë fryrjen dhe të promovojnë një përbërje më të shëndetshme të trupit.

    Lajmi Paraprak

    Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

    Lajmi i rradhës

    Sondazhi – Shqiptarët patriotë vetëm për dukje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë