Sondazhi – Shqiptarët patriotë vetëm për dukje

    Nëse do i referohemi fjalorit; patriot është ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben me besnikëri. Ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit dhe popullit të vet.

    Nga shpjegimi i terminologjisë së fjalës deri te sjellja jonë si patriot ka një ‘oqean’ që na ndan.

    Në ujërat e fjalëve, shfaqja e ndjenjës sonë patriotike sot është më shumë reagim ndaj faktorëve të jashtëm sesa sjellje e mendimeve tona të brendshme.

    Që do të thotë që ne e shfaqim ndjenjën tonë patriotike sa herë që kombëtarja kuqezi fiton, sa herë që afrohen festat e nëntorit apo kur suksesi i një shqiptari tejkalon kufijtë, atëherë ndenja jonë patriotike kthehet në një dalldi patriotike në rrjetet sociale sepse e rëndësishme është dukja si patriotë.

    Rezultat i këtij perceptimi është edhe sondazhi i Top Channel.

    Pyetjes: Shprehja e ndjenjës patriotike në rrjetet sociale a është një formë e vërtetë e patriotizmit?

    64.88% e qytetarëve bien dakord që kjo formë është më shumë një shfaqje publike sesa një ndjenjë reale dhe 26.81% e besojnë se kjo është një shprehje e vërtetë e dashurisë për vendin.

    Një numër i vogël qytetarësh 8.31% përgjigjen se nuk janë të sigurt nëse kjo ndjenja patriotike që shohin në rrjetet sociale është e vërtetë apo thjesht dukje. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë të shmangni për reduktimin e yndyrës dhe fryrjes së barkut

    Lajmi i rradhës

    Pse po rrisim analfabetë funksionalë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë