Cilat sende nuk duhet të fshihen me peceta letre?

    Ndonëse janë shumë praktike, sidomos në kuzhinë, pecetat e letrës nuk mund të përdoren për të pastruar disa sende

    Pecetat e letrës thithin mirë lagështinë dhe janë të shkëlqyer kur dëshironi të hiqni yndyrën e tepërt nga ushqimet e skuqura.

    Me ta mund të fshini edhe sipërfaqe të ndryshme, por për disa artikuj nuk rekomandohen pecetat e letrës, sepse mund t’i dëmtojnë, transmeton Telegrafi.

    Kur bëhet fjalë për mobiliet prej druri, ato duhet të pastrohen me një leckë të butë pambuku dhe duhet të shmangen peshqirët e letrës për shkak të tharjes dhe faktit që copëzat e peshqirëve të letrës mund të mbeten gjatë fshirjes.

    Syzet janë gjithashtu një artikull që nuk duhen pastruar me peceta letre, sepse shumica e xhamave kanë një shtresë mbrojtëse që mund ta dëmtoni lehtësisht, nëse nuk i mirëmbani xhamat sipas udhëzimeve.

    Gjithashtu, ekranet e celularëve, si dhe të kompjuterëve, nuk duhet të fshihen me pecetë letre, sepse është e ashpër. Për këto qëllime, përdorni pëlhura dhe produkte që nuk dëmtojnë shtresën mbrojtëse në ekrane, as ngjyrën.

    Lajmi Paraprak

    Numri i shfaqur në filmin “Don’t Look Up”, shikuesit zbulojnë se është linjë ku mund të kërkohen shërbime seksuale

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në spitalin e Tetovës, edhe pas 4 muajsh nuk dihen shkaqet e zjarrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë