Dy herë në javë aktivitet fizik kundër depresionit

    Në ditët e sotme, shumë njerëz për shkak të angazhimeve në punë, shkollë apo familje e kanë të vështirë të kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik.

    Plus depresioni bën që motivimi për tu ushtruar të bierë edhe më tej, thonë ekspertët.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh si aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë dhe sa shpesh duhet të ushtroheni.

    Cilat janë aktivitetet që mund t’ju ndihmojnë?

    Ekspertët e studimit ku AgroWeb.org mbështetet, shqyrtuan të dhënat e 15 studimeve. Kështu ata mund të përcaktonin se sa ushtrime nevojiten për të luftuar depresionin.

    Sipas ekspertëve të shëndetit, aktivitet aerobike në nivele të moderuara, të tilla si ecja e shpejtë për 2-3 orë në javë, së bashku me stërvitjen e grupeve kryesore të muskujve rreth dy herë në javë, janë mëse të mjaftueshme për të bërë një hap drejt përmirësimit të gjendjes depresive.

    Një kombinim i ushtrimeve të forcës dhe atyre aerobike janë të rëndësishme. Sepse ato përmirësojnë gjumin, ulin presionin e gjakut, ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri.

    Gjithashtu ndihmojnë edhe duke reduktuar stresin, përmirësuar humorin, luftuar ankthin dhe depresionin.

    Studiuesit vunë re se përfitimet ishin edhe më të mëdha kur një person kaloi nga qëndrimi në rehatinë e divanit në shtimin e aktivitetit fizik.

    Megjithatë, të ushtruarit mbi nivelet e rekomanduara nuk dhanë ndonjë përfitim shtesë.

    Gjithashtu edhe hulumtime të mëparshme kanë dalë në përfundime të ngjashme, të cilat lidhin mirëqenien emocionale me aktivitetin fizik.

    Ecja është një nga aktivitetet më të thjeshta që mund të kryeni. Të shëtisni minimalisht tre herë në javë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

    Por sipas hulumtimeve edhe kryerja e punëve të shtëpisë ka rezultuar me një impakt pozitiv në mirqënien mendore.

    Llojet e aktiviteteve që mund t’ju ndihmojnë janë vrapimi, biçikleta, ecja, si edhe aktivitete të tilla si bërja e punëve, pikturimi ose luajtja e një instrumenti./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Erdogan përballë “zgjedhjeve më të vështira”

    Lajmi i rradhës

    “Mësuesi” 13-vjeçar i matematikës ndihmon bashkëmoshatarët përmes Youtub-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë