Këto ushqime duhet shmangur për foshnjat deri në nëntë muaj

    Ndonjë ushqim ende duhet ta shmangni

    Foshnja shtatëmuajshe ka provuar mjaft gjëra, deri në muajin e nëntë ha shumicën e frutave, perimeve dhe mishit.

    Edhe pse është interesante të eksperimentoni me mjaft shije dhe tekstura të reja, mos rrezikoni, shmangni këtë ushqim potencialisht problematik.

    Ende vazhdoni të kujdeseni për ushqimin dhe ndiqni me kujdes a ka foshnja juaj ndonjë lloj reagimi.

    Ushqimi të cilin foshnjave nuk duhet t’ua jepni

    Djathi

    Mos i jepni djathëra të buta, të papasterilizuara ose djathëra blu në vitin e parë të jetës për shkak të rrezikut të listerisë – të rrallë por serioz i helmimit me ushqim.

    Guacat

    Këtë ushqim duhet shmangur deri në muajin e nëntë të foshnjës, sepse mund të shkaktojnë alergji dhe janë shkaktari kryesor i helmimit me ushqim. Megjithatë, nëse vendosni t’ia jepni foshnjës suaj, kontrolloni a janë të freskëta dhe a janë të ziera mirë.

    Kivi

    Ky lloj i frutave është një ndër alergjenët kryesorë, prandaj në këtë moshë duhet shmangur

    Vezët

    Vezët e ziera fort janë të sigurta, mirëpo për të shmangur rrezikun e helmimit, vezët e papërpunuara dhe ato jo mjaft të ziera nuk bën t’ua jepni foshnjës, nëse nuk i ka mbushur një vit.

    Frutat arrore

    Mund të jenë rrezik nga ngufatja, kështu që nuk duhet t’i jepni fëmijës tuaj arra të plota ose të grira deri në moshën pesë vjeçare. Farat, gjalpi i arrave ose arrat e bluara mund të futen në mënyrë të sigurtë në këtë fazë, por shumë ekspertë ende këshillojnë të mos i jepni ato para moshës tre vjeçare nëse ka ndonjë histori të alergjive ushqimore, etheve të barit, ekzemës ose astmës në familjen tuaj.

    Mjalti

    Nuk është i përshtatshëm për foshnjat nën një vit pasi mund të shkaktojë botulizëm, një lloj helmimi ushqimor potencialisht i rrezikshëm.

    Sheqeri

    Për të reduktuar rrezikun e prishjes së dhëmbëve, është mirë të shmangni këtë produkt. Gjithashtu, shmangni dhënien e shumë ushqimeve dhe pijeve me sheqer, të tilla si biskota, lëngje frutash, drithëra në mëngjes me sheqer.

    Kripa

    Veshkat e foshnjës në këtë moshë nuk mund ta përpunojnë kripën dhe mund të përkeqësojë dehidratimin, kështu që nuk duhet të përdoret në vakte para 12 muajsh. Shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë kripe, si salcat e gatshme të makaronave, patatet e skuqura, salsiçet dhe proshutën.

    Ushqimet me pak yndyrë dhe kalori

    Ushqimi me yndyrë të plotë dhe me kalori të lartë është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e foshnjës. Shumë ushqime me kalori të ulët dhe ushqime dietike përmbajnë gjithashtu ëmbëltues artificialë dhe aditivë që disa studime i kanë lidhur me probleme shëndetësore të sjelljes.

    Ushqimet e pasura me fibra

    Shmangni ushqyerjen me ushqime me fibra të larta si krunde, makarona dhe oriz kafe, pasi foshnjat mund të ngopen pa marrë kalori të mjaftueshme. Gjithashtu, ky lloj ushqimi mund të ndërhyjë në përthithjen e foshnjës të lëndëve ushqyese kryesore.

    Qumështi i lopës

    Qumështi i plotë i lopës është i sigurt për t’u përdorur në gatim dhe me drithëra, por mos e jepni si pije deri në 12 muaj. Krahasuar me qumështin e gjirit dhe formulën, ai ka shumë yndyrë, kalori dhe substanca të dëmshme për nevojat e foshnjës tuaj në rritje.

    Lajmi Paraprak

    Për çfarë po ankohen ushtarët rusë?

    Lajmi i rradhës

    Gjermani: Së shpejti buka dhjetë euro?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë