Rriten rastet e diabetit te fëmijët, mos neglizhoni këto simptoma

    Etje e tepërt, humbje peshe ndërsa vazhdoni të hani normalisht, sasi e shtuar urine: këto nuk janë simptoma për t’u nënvlerësuar, sepse ato mund të jenë shenja të një sëmundjeje që duhet të njihen dhe trajtohen menjëherë. Ky është diabeti i fëmijëve, i cili është në rritje midis më të rinjve, sipas ekspertëve nga spitali pediatrik Gaslini në Genova, edhe për shkak të pandemisë Covid-19.

    Një problem në rritje

    Ekspertët e qendrës rajonale të referencës për diabetin pediatrik në Liguria, që i përkasin Gaslini, rekomandojnë që familjet t’i kushtojnë vëmendje simptomave që duken të parëndësishme, të cilat në të vërtetë mund të jenë tregues të një forme të diabetit të tipit 1, diabetit të fëmijëve, rastet e të cilit kanë qenë në rritje në kohët e fundit. Një diagnozë e hershme, e cila zhvillohet përmes një analize të thjeshtë gjaku, lejon përjashtimin e sëmundjes ose fillimin e trajtimit në kohën e duhur, për të shmangur rrezikun e ndërlikimeve.

    Sot, në fakt, janë në dispozicion lloje të reja të insulinave që mbrojnë nga rreziqet e krizave hipoglikemike, si dhe infuzorët e gjeneratës së fundit gjithashtu të pajisur me detektorë të glukozës në gjak që lejojnë fëmijët me diabet të kenë një jetë normale dhe të qetë.

    Shenjat që nuk duhen neglizhuar

    Diabeti mellitus i tipit 1 është një sëmundje autoimune, tipike e fëmijërisë, e cila kërkon marrjen e insulinës zëvendësuese. Nuk është gjithmonë e lehtë të vërehet, prandaj ekspertët rekomandojnë që të mos anashkalohen simptomat tipike: poliuria (prodhimi i shtuar i urinës), polidipsia (etja e shtuar) dhe humbja e peshës. Fëmija gjithashtu mund të jetë i lodhur dhe nervoz. Këto simptoma duhet të raportohen gjithmonë tek pediatri.

    Përndryshe, brenda disa javësh ekziston rreziku i dekompensimit të përgjithshëm me ketoacidozë diabetike me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku dhe të vjella dhe tek vajzat edhe me infeksione vagjinale. Ketoacidoza e neglizhuar mund të çojë në koma.

    Më shumë raste me Covid-19

    Ekspertët vërejnë se diabeti i fëmijëve, rastet e të cilit në qendrën në fjalë janë dyfishuar, mund të ketë lidhje me një problem të nën-diagnozës. Me fjalë të tjera, shqetësimi është kthyer nga familjet drejt problemeve të tjera, domethënë ndaj simptomave që lidhen me Sars-Cov-2 dhe, në rast dyshimi, shumë kanë preferuar të presin, sesa ta sjellin fëmijën për një vizitë ashtu si për të mos e ekspozuar veten ndaj rrezikut të Covidit.

    Vonesat diagnostike, në rastin e diabetit 1, mund të çojnë në një përkeqësim të situatës, me komplikime shumë të rënda.

    Ky problem ndodh më shpesh te vajzat sesa te djemtë. Shkaqet janë të panjohura, por në bazë ekziston një mekanizëm autoimuniteti, në të cilin trupi prodhon antitrupa që sulmojnë strukturat e veta.

    Lajmi Paraprak

    Merreni dhe çojeni në Tiranë këtë shtatore…

    Lajmi i rradhës

    Si të rrisim një fëmijë të lumtur?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë