Sa herë në javë duhet ta lani fëmijën tuaj

    Mund t’ju duket një ide e mirë ta lani tuaj çdo ditë, për ta mbajtur sa më të shëndetshëm dhe të pastër, por nuk është e thënë të jetë fiks kështu. Ka të dhëna të reja që tregojnë se nuk duhet ta lani fëmijën kaq shpesh. Mjafton dy ose tri herë në javë. Eksperimentet e fundit shkencore tregojnë se larja e përditshme mund ta thajë lëkurën e ndjeshme të foshnjës, duke çuar në ekzemë.

    Zakonisht shfaqet në fytyrën dhe kokën e foshnjës ndërsa te fëmijët pak më të rritur, në bërryla dhe gjunjë. Dhe megjithëse ka kremra që pediatri juaj mund t’ju japë për të luftuar skuqjen dhe kruajtjen, nuk ka shërim për ekzemën. Atëherë ç’duhet të bëni për ta mbajtur lëkurën e bebes të shëndetshme?

    Është shumë e thjeshtë. Ekipi hulumtues në Universitetin e Portland thekson se nuk duhet të harroni të aplikoni krem hidratues, pa aromë, menjëherë pas larjes në lëkurën e foshnjës tuaj për të “kyçur” lagështinë dhe për ta mbajtur lëkurën të hidratuar.

    Lajmi Paraprak

    Gjon’s Tears: Kur këndoj në gjuhën shqipe jam më i sinqertë

    Lajmi i rradhës

    Shitet 1.2 milion euro letra e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajn

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë