Si të veproi nëse fëmija juaj ju godet?!

    Ka vetëm një mënyrë si të veproni

    Ekspertët tregojnë që janë të rëndësishme dy gjëra.

    Tronditje për çdo prind është kur fëmija godet. Ndjenja e hidhërimit, pikëllimit apo mossuksesit prindëror ju paralizon që të reagoni në mënyrën e duhur.

    Kur ndodhin situata të tilla, dy gjëra janë shumë të rëndësishme: të kuptoni pse fëmija sillet në atë mënyrë dhe të reagoni në mënyrën e duhur.

    Studimet thonë se kjo është sjellja e zakonshme e fëmijëve të vegjël dhe nuk do të thotë se fëmija nuk e do nënën dhe as që ka dështuar në edukim.

    Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se një fëmijë i vogël ose parashkollor shpesh godet për shkak të mungesës së vetëkontrollit.

    Besohet se fëmija aq i vogël nuk ka arritur moshën në të cilën mund të shfaq qetësisht hidhërimin. Shkaqet e tjera mund të jenë këto:

    ▪ Fëmija ka arritur idenë që me goditje do të marrë atë që dëshiron.
    ▪ Fëmija përjeton ndjenja të mëdha që nuk është mjaft i pjekur për t’i kuptuar.
    ▪ Nuk di mënyrë tjetër për të marrë atë që dëshiron.
    ▪ Eksperimenton me dominim.

    Fëmija i moshës së tillë zakonisht ende nuk ka empati të mjaftueshme.

    Si duhet të reagojë prindi?

    Nëse nëna dëshiron të ndërpresë këtë sjellje në mënyrën e duhur, me qortim apo me kthim të goditjeve këtë nuk do ta arrijë. Domethënë, fëmija kështu mund të mësojë që çdoherë kur i bën dikush diçka që nuk i pëlqen, vetëm mund ta kthejë me të njëjtën masë.

    Qendra e prindërimit dhe edukimit propozon përdorim të frazës:

    “E shoh që po përjeton ndjenja shumë të forta.”
    “E shoh që po ndjeni nevojën për t’u shprehur fuqishëm.”
    “E shoh që dëshiron shumë ta arrish këtë”.

    Është e nevojshme të fillohet biseda me fëmijën për atë përse ka goditur, si edhe të respektohet për atë që ndien.

    Ndëshkimi dhe disiplinimi

    Disiplina dhe ndëshkimi nuk janë të njëjta. Disiplina është një mënyrë për të mësuar dhe forcuar një marrëdhënie të mirë prind-fëmijë. Synimi juaj është të përmirësoni sjelljen e tij. Gjithashtu, është e dobishme nëse fëmija lavdërohet për atë që bën siç duhet. Edhe pse kjo mund të duket kundërintuitive, lavdërimi është shumë më efektiv dhe ka një efekt më pozitiv sesa ndëshkimi i fëmijëve.

    Ndëshkimi është negativ, ai shkakton pasoja të pakëndshme për fëmijën kur ai bën diçka që ju nuk e miratoni dhe fëmija shpesh nuk do të kuptojë se çfarë ka bërë për ta merituar atë ndëshkim.

    Shoqata e mjekëve pediatër thekson se deri në moshën trevjeçare, e ndonjëherë edhe më vonë, fëmijët thjesht nuk e kuptojnë konceptin e ndëshkimit. Vendosja e kufijve është një qasje shumë më e mirë sesa ndëshkimi. 

    Lajmi Paraprak

    Pesë libra nga nobelisti Gabriel Garcia Marquez

    Lajmi i rradhës

    Mbappe, Benzema, Salah: Kush fitoi më shumë para për golat e shënuara në edicionin e kaluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë