Gabimet më të mëdha që i bëjnë prindërit kur fëmija i tyre ka temperaturë

    Temperatura e lartë te fëmijët është një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të ndryshme. Prindërit zakonisht i perceptojnë ethet si një ngjarje dramatike që tregon një sëmundje të rëndë të fëmijës, por nuk duhet të jetë kështu.

    Janë disa gabime që prindërit i bëjnë më shpesh kur fëmija i tyre ka temperaturë. Pediatrja Alanna Levine shpjegoi se cilat janë këto gabime dhe si mund ta dëmtojnë fëmijën tuaj.

    Jeni duke e mbinxehur fëmijën

    Mjekja pediatre paralajmëron se nuk duhet asnjëherë ta ngrohni një fëmijë që ka temperaturë. Gjegjësisht, në fazën e rritjes së temperaturës, fëmija ankohet për ftohtësi, duart dhe këmbët mund të jenë të ftohta dhe të ketë temperaturë. Dëshira e prindërve është që ta kënaqin automatikisht fëmijën, që do të thotë ta ngrohni me rroba, ta mbuloni dhe të ngrohni dhomën ku qëndron.

    “Në këtë mënyrë ju vetëm inkurajoni më tej rritjen e temperaturës dhe mbinxehjen e fëmijës dhe rrezikoni konvulsione febrile, veçanërisht te fëmijët më të vegjël se dy vjeç”, shpjegon Levine duke shtuar se prindërit duhet ta bëjnë pikërisht të kundërtën – ta zhvishen fëmijën. Jepini lëngje, supozitorë ose shurup, bëni dush ose lajeni me ujë të vakët, thajeni pak dhe visheni me rroba të ajrosura e të lirshme pambuku.

    Po kështu, pediatrja thekson se është e nevojshme të monitorohet çdo orë temperatura dhe të reagohet nëse kërcen papritur ose nuk mund të zbresë fare.

    Shkoni menjëherë në spital

    Një temperaturë në vetvete nuk është një emergjencë, veçanërisht nëse nuk është shumë e lartë. Kjo është pikërisht arsyeja pse shumica e prindërve gabojnë duke e çuar menjëherë një fëmijë me temperaturë në spital.

    “Fatkeqësisht, shumë prindër reagojnë shumë shpejt dhe bëjnë panik kur nuk ka nevojë. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se temperatura e ngritur është në fakt mekanizmi mbrojtës i fëmijës që e ndihmon atë të luftojë kundër sëmundjes ose infeksionit. Sido që të jetë, nuk është urgjencë nëse temperatura nuk është shumë e lartë ose largohet me supozitorë ose shurup”, shpjegon Levine.

    Jepni ilaçe pa u konsultuar me pediatrin

    Çdo trajtim apo terapi pa konsultim paraprakisht me pediatrin është thjesht i ndaluar dhe një ide shumë e keqe, paralajmëron mjekja.

    “Shumica e prindërve janë të kujdesshëm me mjekimin, por ka edhe nga ata që do t’i japin fëmijës së tyre bar për ulje të temperaturës pa u konsultuar më parë me një pediatër. Kjo nuk është aspak e zgjuar, këtë ua them të gjithë pacientëve të mi. Ashtu si ju nuk do ta tepronit me ndonjë ilaç pa recetë për vetveten kundër ndonjë gjendje të rëndë. Duhet ta bëni të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj, përndryshe mund të bëni më shumë dëm sesa dobi”, ka shpjeguar Alanna. 

    Lajmi Paraprak

    Parlamenti dhe Këshilli i BE-së bien dakord për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Qeveria emëroi Zarko Milloshevskin drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë