Qeveria emëroi Zarko Milloshevskin drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare

    Qeveria në mbledhjen e sotme e emëroi Zarko Milloshevskin drejtor të ri të Agjencisë për
    siguri nacionale. Miloshevski në pozitën e drejtorit vjen nga pozita e ndihmës drejtorit të Sektorit për Kontrolle të Sigurisë dhe Regjistrit të NATO-s në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, ku, siç thonë nga Qeveria ka përvojë të mëparshme në menaxhimin, organizimin dhe koordinimin e Sektorit, si dhe në organizimin dhe menaxhimin e burimet e njësisë organizative për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe kundërshtimin e terrorizmit.

    “Millosevski është një profesionist i përkushtuar, i besueshëm dhe shumëvjeçar, i cili karrierën e tij në shërbimet e sigurisë e filloi në vitin 1997 në Drejtorinë e Atëhershme për Siguri dhe Kundërzbulim në kuadër të MPB-së dhe ekspertiza e tij prej atëherë e deri më sot, kur është në Agjencinë për Siguri Kombëtare është në fushën e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, të mbrojtjes së rendit kushtetues si dhe në fushën e kundërshtimit të terrorizmit”, njoftojnë nga Qeveria.

    Ata shtojnë se Milloshevski zhvillimin e tij profesional e zhvillon që nga viti 1999 e deri më sot duke marrë pjesë në disa trajnime vendore të organizuara dhe të realizuara nga Njësia për Detyra të Veçanta në MPB dhe Byroja për Siguri Publike në MPB, si dhe në disa trajnime jashtë vendit të organizuara dhe zbatuara nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Byroja Federale e Hetimit të Shteteve të Bashkuara, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe Shërbimi Kanadez i Sigurisë dhe Inteligjencës.

    Drejtori i deritanishëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski duhet të emërohet ambasador i RMV-së në Paris. Pas reagimeve të shumta në opinion, Qeveria njoftoi se do të nisë procedurë për heqjen e nënshtetësisë.

    Onyshenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviq. Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e ri, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas ai u arratis në Spanjë.

    Autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko arriti të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

    Lajmi Paraprak

    Gabimet më të mëdha që i bëjnë prindërit kur fëmija i tyre ka temperaturë

    Lajmi i rradhës

    KUSHTETUESJA E PARALIZUAR! Parlamenti nuk e ka prioritet propozimin për gjykatës të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë