Disa simptoma më pak të njohura që tregojnë mundësinë e kancerit të gjirit

    Vetekzaminimet e rregullta të gjirit mund t’ju ndihmojnë të zbuloni anomalitë, ndërsa mamografia mund të sigurojë një pamje të plotë të ndryshimeve të indeve që keni. Megjithatë, ka disa simptoma që janë më pak të njohura dhe mund të ndihmojnë në identifikimin e kancerit të gjirit.

    Një gungë në gji ose nën sqetull që mund të ndihet me dorë është treguesi më i zakonshëm i kancerit të gjirit. Tregon që personi ka përhapje të qelizave jonormale, ndaj është mirë që të konsultoheni me një mjek, i cili do të përcaktojë nëse bëhet fjalë për kancer gjiri apo mund të keni një problem tjetër shëndetësor, si ndryshimet hormonale.

    Thimthat me luspa ose të kuqe

    Një zonë e krisur rreth thimthave mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit, por gjithashtu mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të lëkurës. Përveç kësaj, luspimi i lëkurës në gjoks mund të shkaktohet nga rrobat e vrazhda dhe sutjenat e ngushta. Në çdo rast, konsultoni një mjek.

    Rrjedhje nga thimthi

    Nëse nga thithka juaj rrjedh lëng ngjyrë kafe, e verdhë ose e kuqe, duhet të kontaktoni mjekun. Rrjedhjet që nuk shkaktohen qëllimisht dhe shfaqen vetëm në njërin gji, janë një shenjë se duhet të shkoni te një profesionist.

    Thimthat e rrafshuara ose të tërhequra

    Nëse keni vënë re se forma e thimthit tuaj ka ndryshuar duke u tërhequr drejt gjoksit ose duke u dukur e rrafshuar, ka shumë mundësi që kjo të jetë për shkak të kancerit të gjirit. Gjithashtu, thimthat mund të ndryshojnë formën gjatë shtatzënisë ose nëse keni temperaturë. Mirëpo, nëse ndjeni dhimbje, kruajtje ose skuqje, shkoni te mjeku.

    Trashje e sipërfaqes së gjirit

    Nëse sipërfaqja e gjinjve tuaj bëhet më e trashë ose më e vështirë në prekje, kjo mund të tregojë një simptomë të hershme të kancerit. Trashja mund të jetë në sipërfaqen e lëkurës ose brenda gjirit dhe mund të shkaktohet nga qelizat kancerogjene që bllokojnë qarkullimin në gji.

    Lajmi Paraprak

    Cilat janë perimet më të mira për diabetikët

    Lajmi i rradhës

    Ulet numri i martesave | Shkak, stili i jetesës, emigracioni dhe gjendja ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë