Kontakti me natyrën redukton ndjenjën e vetmisë

    Kontakti me natyrën në qytete redukton ndjeshëm ndjenjën e vetmisë, sipas një ekipi shkencëtarësh.

    Hulumtimet e tyre tregojnë se vetmia është një shqetësim i madh për shëndetin publik dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes së një personi me 45 për qind – më shumë se ndotja e ajrit, obeziteti ose abuzimi me alkoolin.

    Studimi është i pari që vlerëson se si mjedisi mund të ndikojë në vetmi. Ai përdori të dhëna në kohë reale, të mbledhura nëpërmjet një aplikacioni, në vend që të mbështetej në kujtesën e njerëzve se si ndiheshin, shkruan The Guardian.

    Hulumtimi zbuloi se ndjenjat e mbipopullimit rrisin vetminë me një mesatare prej 39 për qind. Por kur njerëzit ishin në gjendje të shihnin pemët ose qiellin, ose të dëgjonin zogjtë, ndjenja e vetmisë ra me 28 për qind. Ndjenjat e përfshirjes sociale gjithashtu ulnin vetminë me 21 për qind, dhe kur këto ndjenja përkonin me kontaktin me natyrën, efekti i dobishëm u rrit me 18 për qind.

    Gjetjet vunë në dukje ndërhyrjet për të reduktuar vetminë, studiuesit thanë: “Duhet të zbatohen masa specifike që rrisin përfshirjen sociale dhe kontaktin me natyrën, veçanërisht në qytetet me popullsi të dendur”.

    Koha e kaluar në natyrë dihet se rrit mirëqenien, me shëtitjet në pyll që vlerësohet se i kursejnë Mbretërisë së Bashkuar të paktën 185 milionë funte në vit në kostot e shëndetit mendor, për shembull. Vendet me natyrë në qytete mund të zvogëlojnë vetminë duke rritur ndjenjat e lidhjes me një vend, ose duke ofruar më shumë mundësi për t’u shoqëruar, thanë studiuesit.

    Studimi sfidoi pikëpamjen tradicionale të qyteteve si vende që janë gjithmonë të këqija për shëndetin mendor dhe vetminë, sipas Prof. Andrea Mechelli, pjesë e ekipit hulumtues dhe një ekspert në ndërhyrjen e hershme në shëndetin mendor në King’s College në Londër në MB. “Mund të ketë aspekte të tilla si veçoritë natyrore dhe përfshirja shoqërore të cilat në fakt mund të ulin vetminë”, shtoi ai. 

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Ukrainës nuk i frikësohen rrezikut nga pushtimi rus

    Lajmi i rradhës

    Lampard zgjedh pesë lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur me ta gjatë karrierës së tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë