Lehtësoni mundimet te fëmijët gjatë udhëtimit

    Mjeti më i thjeshtë i transportit për ne është makina dhe kur bëhet fjalë për fëmijët mund të shoqërohet me të përziera dhe të vjella.

    Të përzierat në stomak gjatë udhëtimit janë shumë më të zakonshme te fëmijët sesa te të rriturit.

    Mund të jetë shumë e pakëndshme për një fëmijë, por edhe për mamin dhe babin.

    Kjo është arsyeja pse ka disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar të përzierat e fëmijës tuaj:

    Le të shikojë përpara gjatë udhëtimit

    Nëse e dini që fëmija është i prirë të ketë të përziera gjatë udhëtimit, më së miri do të ishte që ai të ulej në mes të sediljes së pasme, sepse nga ai pozicion do të ketë mundësi të shikojë përpara. Ai nuk duhet të shikojë librin, telefonin, sepse kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Ju mund të luani disa lojëra për shkak të të cilave fëmija duhet të shikojë para tij dhe kështu do t’i tërhiqni vëmendjen dhe ai do të harrojë të përzierat.

    Është më mirë të zgjidhni ushqime që treten lehtë, në vend të atyre me erëza

    Nëse hani para se të udhëtoni, zgjidhni ushqime që treten lehtë dhe që nuk shkaktojnë të përziera. Zgjidhni ushqime pa erëza, të thata dhe shmangni ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbla, sepse ato mund të jenë të forta për stomakun.

    Hapeni dritaren

    Ajri i pastër ndihmon shumë dhe mund të parandalojë vërtet të përzierat. Një hapësirë e mbyllur ose disa aroma më të forta mund të përkeqësojnë të përzierat.

    Po nëse fëmija ende ka mundime?

    Nëse ende ndjeni të përziera, ndaloni makinën dhe pushoni në ajër të hapur, në një park ose hapësirë të disponueshme për ju. Mund të bëni një shëtitje me fëmijën tuaj ose nëse është më e lehtë për të, lëreni të shtrihet dhe të relaksohet. Nëse keni një dyqan ushqimesh aty pranë, mund të blini diçka me bazë xhenxhefili, sepse është e shkëlqyeshme për qetësimin e stomakut. Hiqni mendjen fëmijës suaj nga të përzierat.

    Lajmi Paraprak

    Sa gjuhë mund të flasë një fëmijë?

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski nuk arriti të shkojë në intervistë televizive për shkak të protestës së dhunshme dhe sigurisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë