Mënyra më e lehtë për nënat për të zgjidhur problemin e ushqyerjes me gji gjatë natës të bebeve që qajnë

    Ushqyerja me gji e bebeve mund të jetë shumë e lodhshme, veçanërisht nëse zgjat shumë

    Të çmësuarit e bebeve nga ushqimi me gji gjatë natës mund të jetë një sfidë edhe më e madhe, për shkak se duhet patjetër të bindni veten që edhe bebja edhe ju përshtateni mirë.

    Ekspertët janë pajtuar lidhur me këtë që është me rëndësi që ndërprerja e të ushqyerit me gji natën të jetë një proces i ngadalshëm, i menduar mirë.

    Sugjerohet këtë gjë ta bëni gradualisht, në mënyrë që të mos ju fryhen sisët që mund të jenë të dhembshme dhe të çojnë në mbylljen e kanaleve të qumështit”, thonë ekspertët, transmeton Telegrafi.

    Për shembull, nëse e ushqeni beben dy deri tri herë gjatë natës, ngadalë reduktoni të ushqyerit e bebes me gji në një herë. Këtë mund ta bëni në atë mënyrë që fillimisht të bëni shkurtimin e ushqimit i cili është më i rëndësishmi që të eliminohet.

    Shkurtimi nga disa minuta në disa ditë më në fund do t’ju ndihmojë të bëni një distancë kohore midis dy ushqimeve, duke e bërë këtë gjë gradualisht. Pastaj edhe ushqimit të ardhshëm qasuni në mënyrë të njëjtë, derisa të arrihet deri aty që bebja më të mos kërkojë të thithë natën.

    Bëjeni këtë ritual i cili nxit një gjumë të pavarur

    Është normale që foshnjat (si të rriturit) të zgjohen disa herë çdo natë. Por qëllimi është që ato të mësojnë se si të bien në gjumë vetë, pa ushqyer apo ndihmën e prindërve. Ka disa mënyra për ta mësuar fëmijën tuaj të flejë në mënyrë të pavarur.

    “Filloni që kur fëmija juaj të jetë 4 muajsh ta vendosni në shtrat të përgjumur, por jo kur ai është plotësisht në gjumë. Lëreni të mësohet të bjerë në gjumë vetë, në krevat fëmijësh. Kjo do t’i ndihmojë që më lehtë të bjerë në gjumë vetë kur të zgjohet në mes të natës”, thonë ekspertët.

    Ndërsa foshnja juaj i afrohet 6-9 muajsh, jepini disa minuta që të përpiqet të qetësohet përpara se të shkoni në dhomë për ta qetësuar. Ju mund ta bëni këtë në kombinim me një reduktim gradual të ushqyerjes gjatë natës.

    Përgatituni për dështim

    Edhe nëse keni arritur të reduktoni ushqyerjet gjatë natës, mund të vijë një moment kur foshnja do të ketë nevojë përsëri. Kjo është normale dhe nuk duhet t’ju shqetësojë.

    “Fëmijët ndonjëherë kalojnë një regresion të gjumit (rreth 4 dhe rreth 9 muajsh), prandaj mos u habitni nëse fëmija juaj përsëri, më shpesh fillon të zgjohet. Zakonet e mira të gjumit që keni krijuar duhet t’i ndihmojnë ata të qetësohen dhe së shpejti do të kthehen në modelin e vjetër”, thonë ekspertët. 

    Lajmi Paraprak

    OJQ-të: 12% e popullatës në RMV është me disleksi

    Lajmi i rradhës

    Burimësitë etike të të menduarit filozofik sipas Karl Jaspers

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë