Mënyrat më të dëmshme për të humbur peshë

    Nga eleminimi i peshës me anë të lëngjeve dhe deri tek dietat me supë, ka mjaft taktika që premtojnë t’ju ndihmojnë të humbisni peshë sa më shpejt.

    Por shumica prej tyre janë joefektive dhe në disa raste mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore. 

    Nëse iu janë dashur muaj apo edhe vite për të fituar atë peshë të padëshiruar, nuk mund të prisni ta humbisni brenda ditës. 

    Duke u bazuar në këshillat e dietologëve, iu njeh me disa nga mënyrat jo të shëndetshme që shumë njerëz përdorin për të humbur peshë.

    Dieta juaj bazaohet vetëm tek lëngjet

    Një dietë që bazohet vetëm tek konsumi i lëngjeve mund t’ju ​​bëjë të ndiheni më të lehtë dhe të pastrojë organizmin.

    Duke qenë se lëngjet kanë pothuajse zero proteina, ju do të arrini të humbisni vetëm peshën e ujit dhe masën muskulore, por jo dhjamin.

    Dhe sapo të ktheheni tek ushqimi i ngurtë, ato kile do të grumbullohen përsëri. 

    Po eleminoni vaktet

    Edhe pse eleminimi i vakteve mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të ulur marrjen e kalorive, efektet negative nuk mungojnë. 

    Kjo mënyrë mund të bëjë që të konsumoni më tepër ushqim gjatë një vakti të caktuar. Dhe kjo mund të shtojë kile të padëshiruara rreth barkut.

    Po ndiqni një dietë pa gluten

    Nuk ka ende asnjë provë shkencore që tregon se një dietë pa gluten do t’ju ndihmojë të dobësoheni. Në fakt, mund të bëjë të kundërtën!

    Prodhuesit shtojnë në produkte yndyrna shtesë, kripë dhe sheqer, për të kompensuar aromën dhe strukturën e glutenit që mungon. 

    Kështu që këto ushqime shpesh janë më të larta në kalori.

    Konsumoni uthull para çdo vakti

    Disa zbulime tregojnë se uthulla rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe nxit ndjesinë e ngopjes. 

    Por konsumi i lëngjeve me shumë acid si uthulla mund të irritojë fytin dhe stomakun, prandaj nuk duhet të konsumohet rregullisht.

    Ekspertët rekomandojnë që ta përdorni atë në sallata ose në ushqime të tjera, në vend që ta pini çdo ditë.

    Po eleminoni yndyrën

    Ndalimi i të gjitha formave të yndyrës, përfshirë edhe ato të shëndetshmet si vaji i ullirit ose avokadot, mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj.

    Nëse nuk merrni sasinë ditore që trupit i nevoitet, ju mund të keni lëkurë të thatë, të ndieni më tepër uri dhe lodhje mendore. 

    Keni ndëprerë grupe të tëra ushqimesh

    Edhe pse mund të duket sikur ndërprerja e karbohidrateve ose sheqerit do të jetë përgjigjja e problemeve tuaja me peshën, nuk është kështu! 

    Çdo grup ushqimi përmban lëndë ushqyese jetësore që trupave tanë u duhen për të funksionuar.

    Prandaj nëse doni të humbisni peshë e gjitha ka të bëjë me ekuilibrin. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut nuk i njeh referendumet e rreme ruse në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Vriten 13 persona në një sulm me armë në një shkollë ruse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë