Vriten 13 persona në një sulm me armë në një shkollë ruse

    Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm me armë në një shkollë ruse. Hetuesit bëjnë të ditur se pesë fëmijë ishin në mesin e viktimave në qytetin e Izhevskut.

    Numri i raportuar i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë ruse është rritur në të paktën 13. Në mesin e të vrarëve janë edhe shtatë fëmijë, thonë autoritet e Komitetit Kombëtar për Hetime. Ministria e Brendshme e Republikës Udmurtia fillimisht foli për gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur në qytetin e Izhevsk. Por autoriteti hetimor konfirmoi se deri tani janë numëruar edhe 21 të plagosur, 14 fëmijë dhe gjashtë të rritur.

    Russland I Schießerei an einer Schule in Izhevsk

    Komiteti hetimor konfirmoi informacionin nga Ministria e Brendshme ruse, sipas të cilit autori i dyshuar për këto vrasje ka kryer vetëvrasje. Policia ka gjetur trupin e tij.

    Guvernatori përgjegjës, Alexander Brechalov u shpreh në një video dukshëm i prekur. Një “person i paidentifikuar” hyri në shkollën numër 88 në Izhevsk. Pasi vrasësi vrau një roje sigurie, ai hapi zjarr në ndërtesën e shkollës, kryesisht ndaj fëmijëve.

    Shkolla e rrethuar

    Shkolla është pastruar dhe mbyllur ndërkohë, tha Bretschalov në video. Pas tij mund të shiheshin forcat e shpëtimit duke nxituar në ndërtesën e shkollës. Sipas guvernatorit, Garda Kombëtare Ruse, zyrtarë nga shërbimi i inteligjencës FSB dhe hetuesit janë në terren dhe po hetojnë ngjarjen.

    Russland I Schießerei an einer Schule in Izhevsk

    Izhevsk, rreth 1200 kilometra në lindje të Moskës, është kryeqyteti i Republikës ruse Udmurtia dhe ka pothuajse 650.000 banorë. Qyteti është në perëndim të Uraleve, që ndajnë pjesën evropiane dhe aziatike të Rusisë.

    Sulmet me armë dikur ishin të rralla në Rusi. Por ato janë shtuar vitet e fundit. Kreu i shtetit Vladimir Putin foli për një fenomen të importuar nga SHBA dhe kritikoi akte të tilla dhune si efekt anësor të globalizimit. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Mënyrat më të dëmshme për të humbur peshë

    Lajmi i rradhës

    Edmond Tupja: Kur bëni foto, mos thoni “cheese”, por “gjizë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë