Edhe Alexander McQueen e Balenciaga heqin gëzofin nga përdorimi

    Alexander McQueen dhe Balenciaga i janë bashkuar listës së shtëpive të modës, të cilat kanë vendosur të mos e përdorin gëzofin.

    Të dyja kompanitë janë pjesë e Kering Group, ndërsa vendimet i tyre i kanë publikuar në një mënyrë diskrete, përmes raporteve vjetore.

    Dizajneri i Balenciaga, Demna Gvasalia, në koleksionet e tij nuk e përdor gëzofin që nga viti 2015, mirëpo kjo është hera e parë që kompania njofton publikisht lidhur me këtë.

    (Foto: Prettylittlething)

    Nga Kering kanë thënë se shumica e brendeve të tyre nuk e shfrytëzojnë gëzofin, duke përfshirë Gucci dhe Bottega Veneta.

    Saint Laurent dhe Brioni janë të vetmet brende të Kering që akoma nuk kanë njoftuar lidhur me ndërprerjen e përdorimit të gëzofit.

    Ky hap ndërlidhet me hulumtimin e shijes së blerësve dhe miratimin e praktikave të përgjegjshme shoqërore.

    Edhe kompanitë tjera, si Prada, Versace, Armani, Burberry e Chanel, kanë vendosur për alternativa të tjera, në të cilat nuk do të zbatohen mizori ndaj kafshëve. Këtu nuk përfshihet vetëm gëzofi, por edhe lëkura (ekzotike), si edhe mëndafshi.

    Lajmi Paraprak

    Syzet që Oprah i mbajti gjatë intervistës me Meghan dhe Harry, janë bërë hit në gjithë botën

    Lajmi i rradhës

    Studentët vendimarrës apo klientë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë