Gucci dhe Balenciaga, së bashku në një koleksion të vetëm

    Gucci dhe Balenciaga në një koleksion të vetëm – pabesueshme deri dje, ndërsa sot realitet

    Lajmi kishte dalë në prag të prezantimit dixhital të koleksionit Aria të Gucci-t, por nuk ishte konfirmuar nga dy markat, të cilat janë të dyja pjesë e grupit Kering.

    Konfirmimi erdhi në sfilatën dixhitale plot nuanca, me veshjet që mbajnë logot e të dyja markave.

    Shtëpia italiane e modës zbuloi koleksionin Vjeshtë/Dimër 2021-2022, me emrin Aria, me rastin e 100-vjetorit të lindjes.

    Sipas Alessandro Michele-s, drejtorit krijues të Gucci-t, ky koleksion është një homazh për koleksionin e parë të Demna Gvasalia-n për Balenciaga-n.

    “Unë kam vjedhur ashpërsinë jokonformiste të Demna Gvasalia-s,” tha Michele në shënimet e dërguara pas shfaqjes.

    Ai nderoi drejtorin krijues të Balenciaga-s dhe themeluesin e Vetements, Gvasalia-n, i cili ka kaluar nëpër marka të tilla si Margiela ose Vuitton dhe që po trondit botën e modës me stilin e tij të jashtëzakonshëm.

    Koleksioni paraqiti copa me stilin e Balenciaga-s, të Demna Gvasalia, si këpucë e çanta Hourglass, ndër më të shiturat e Balenciaga-s, të ndërthurura me stilin e Gucci-t.

    Rezultati? Një ëndërr për të gjithë koleksionistët e modës.

    Lajmi Paraprak

    Defektet e lindura tek fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Syzet që Oprah i mbajti gjatë intervistës me Meghan dhe Harry, janë bërë hit në gjithë botën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë