Mundohu ta sfidosh veten në shumë aspekte

    Për shumë persona gjëja më e rëndësishme në gjithçka që marrin përsipër, është rezultati final. Me tëdrejtë, përfundimi ose rezultati final është ai që realisht duket dhe bëhet evident, dhe është pikërisht përfundimi ai që të shtyn të marrësh përsipër rrugën e duhur për ta arritur.

    Ama në fund, do të ketë vetëm një fitues dhe gjithë të tjerët do të vijnë pas tij. Kjo nuk do të thotë se janëhumbës apo dështakë, thjesht ndoshta janë munduar më pak, ose nuk kanë dhënë maksimumin krahasuar me fituesin. Mirëpo për ta gjithçka që kanë bërë, duhet të shihet si një përvojë e bukur dhe si njëeksperiencë që në një moment të dytë, ta përdorin për të fituar.

    Ajo që nuk më pëlqen, është se shumë persona, pasi humbasin në një konkurs apo në një fushë të caktuar të jetës, dorëzohen dhe i përkushtohen diçkaje tjetër. Të humbasësh një herë nuk do të thotë se nuk je i aftë për të fituar, përkundrazi duhet të shihet si një nxitje që në provën e dytë të fitosh me një rezultat mëtë thellë se fituesi aktual.

    Një mikeshë e imja konkuroi dy vite më parë në portalin “Mësues për Shqipërinë” në lëndën e biologjisë, për të cilën kishte studiuar. Sapo kishte diplomuar nga universiteti dhe nuk bëri përsëritje. Në qytetin për të cilin aplikoi, ishin vetëm 5 vende vakante, mirëpo ajo me pikë u rendit e gjashta në atë qytet, gjë që e përjashtoi nga mundësia e punësimit në shtet. Në ditët e para e kishte të vështirë të besonte se mund t’ia dilte, madje mendonte se rezultatet e portalit ishin te manipulueshme me miq dhe korrupsion (siçmendojmë ne shqiptarët), por pas shumë debatesh që kam pasur me të, e binda të aplikonte sërish vjet, pasi kishte punuar një vit në një shkollë private. Doli me 100% nga provimi i portalit dhe ishte e para qëpërzgjodhi vendin e punës ndër vendet që ishin vakante dhe definitive (jo provizore).

    Ky është një shembull se si mundi i herës së parë, i shërbeu që herën e dytë të triumfonte dhe kështu duhet të funksionojë jeta. Duhet ta përdorim çdo eksperiencë si një mësim për t’ia dalë mbanë në atëfushë, apo në një tjetër. Të mos mbajmë mend vetëm dështimin final, por mundin që kemi derdhur për tëarritur deri në fund.  Duhet të mos e mundojmë veten tonë duke e përkufizuar me dështimet. Ne nuk jemi dështimet tona; ne nuk jemi opinioni i të tjerëve për ne. Ne jemi produkt i përvojave dhe mësimeve tona, ndaj duhet t’i pasurojmë ato sa më shumë./Botaal/

    Lajmi Paraprak

    “Makina autonome me hidrogjen dhe taksi fluturues”, si do të udhëtojmë brenda 50 vitesh?

    Lajmi i rradhës

    Thirrje për vetëdijesim: T’a mbrojmë ambientin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë