Thirrje për vetëdijesim: T’a mbrojmë ambientin

    Fotografia: Ilustruese

    Maqedonia e Veriut ndër vite përballet me problemin e ndotjes së ajrit dhe keq menaxhimin e mbeturinave. Kjo ka bërë që në rend të parë të jetë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve tanë, po edhe t’i jepet një pasqyrë dhe pamje e keqe për turistët që vizitojnë vendin tonë. Sipas hulumtimeve të fundit, nga pasojat e ndotjes së ajrit dhe si rrjedhojë e sëmundjeve që shkaktohen nga ndotja e ajrit në Maqedoninë e Veriut, afërsisht vdesin 1.300 qytetarë në vit apo nga katër qytetarë çdo ditë. Synimi i Qeverisë për vitet në vijmë është sigurimi i një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët, ndryshimin e sistemin të ngrohjes për shumë familje, transportin publik dhe subvencionimin e shofereve për vetura të reja. Në programin e ri qeveritar thuhet se prioritet gjatë qeverisjes do të jetë zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe menaxhimi i mbeturinave si dhe përputhja e tyre me standardet mjedisore të BE-së.

    Aktivistja për mbrojtjen e ambientit nga organizata jo qeveritare, “Go-Green”, Alena Saiti për gazetën KOHA, ka deklaruar se mjedisi përfaqëson vetë njeriun, e të jesh njeri është shumë e vështirë. Sipas saj, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të kujdesën më shumë për mjedisin që na rrethon, sepse është rëndësishëm dhe është burim i jetës. “Natyra na ka falur një të mirë e cila duhet të vlerësohet, ashtu si çdo gjë tjetër e mirë ne i’a kuptojmë rëndësinë dhe vlerën vetëm në çastin kur e humbasim. E njëjta gjë po ndodh edhe me mjedisin. Pak e nga pak mjedisi po shkatërrohet dhe nuk po i plotëson të gjitha nevojat tona”, ka deklaruar Saiti. Ajo mes tjerash thotë se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojmë tani kur kemi filluar të futemi në stinën e vjeshtës ku koha fillon të ftohet dhe cilësia e ajrit të ulet. “Kjo na shqetëson të gjithëve duke pasur parasysh gjendjen aktuale të virusit korona ku duhet të mbrohemi të mos infektohemi. Por unë lusë të gjithë qytetarët të mos përdorin pa nevojë mjete të cilët e ndotin ajrin por përkundrazi të përdorin trotinete elektrike, biçikleta dhe mjete të tjera të cilat nuk e ndotin ajrin”, ka nënvizuar ajo.

    Ndërkohë qytetarët e Tetovës, Shkupit dhe Manastirit, si qytetet më të ndotura në vendin tonë, thithin ajrin gati 10 herë më të ndotur se masa e lejuar sipas standardeve europiane. Ndër faktorët kryesor, në këto vendin tonë për ndotjen e ajrit, siç i numërojnë qytetarët, janë komunikacioni i dendur, veturat e vjetra, lëndët djegëse që përdorin familjet për ngrohje si dhe indikator të tjerë më të vogël. Së fundmi Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka dalë me platformë të gjelbër për zgjedhjet lokale. Nga kjo parti thonë se do të angazhohen të përmirësojnë jetën e qytetarëve, ta rikthejnë gjallërinë e lumenjve, ambiente jetësore moderne me ajër të pastër, ujëra të pastër, male dhe fusha të gjelbra, rrugë e hekurudhë moderne, energji të gjelbër, shkolla, çerdhe dhe spitale me efikasitet energjetik, të sigurta dhe bashkëkohore. Ndryshe, Maqedonia e Veriut. radhitet në vendin e dytë për nivelin e ndotjes në Evropë, pas Bosnjë e Hercegovinës. Vendet më të ndotura në Evropë, sipas grimcave të dëmshme të pranishme në ajër në mjediset urbane, janë Bosnja (55.1), Maqedonia (42.7), Bullgaria (30.3), Polonia (25.4), Mali i Zi (24.3), Hungaria (22.7), Serbia (21.4).Vendet më pak të ndotura janë Suedia, Finlanda, Islanda, Estonia dhe Norvegjia./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Mundohu ta sfidosh veten në shumë aspekte

    Lajmi i rradhës

    Mësimdhënësit të brengosur, kërkojnë mësim online për shkak të mos respektimit të protokolleve Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë