A po përdorni më shumë detergjent rrobash nga çfarë duhet?

    Edhe pse duket e logjikshme se nëse përdor sasi të mëdha detergjenti, veshjet do të jenë më të pastra por në të vërtetë ndodh e kundërta.

    Sipas ekspertëve ju duhet të shmangni përdorimin e tepërt të tij, pasi shkuma e tepërt mund të grumbullohet në makinerinë tuaj dhe me kalimin e kohës të shkaktojë probleme me aromën.

    Të mësosh se si të lash është një mënyrë e mirë që rrobat tuaja të duken të pastra dhe të kenë aromë të freskët, veçanërisht nëse nuk jeni duke përdorur një nga detergjentët më të mirë.

    Shenjat që tregojnë se po përdorni shumë detergjent rrobash.

    Nëse nuk jeni të kënaqur me funksionin e detergjentit tuaj, hidhini një sy rrobave të sapo lara.

    Nëse rrobat e lagura janë paksa të rrëshqitshme, ngjitëse ose me sapun, ky është një tregues se ka ende mbetje të detergjentit. Kjo do të thotë se po përdorni më shumë produkt nga çfarë duhet.

    Shenja të tjera përfshijnë rroba të ngurtësuara, rroba që kanë humbur ngjyrën e tyre dhe rroba të bardha që janë bërë gri ose janë zverdhur.

    Dhe së fundi, nëse lavatriçja juaj mban erë të keqe ose erë mykur, shkaku mund të jetë detergjenti i grumbulluar me kalimin e kohës.

    Nëse kjo ndodh, do t’ju duhet të pastroni makinën larëse.

    Ju mund të përdorni sodë buke ose uthull për ta bërë këtë, të dyja janë përbërës të shkëlqyer për pastrimin e lavatriçes.

    Kur duhet të përdorni më shumë detergjent.         

    Në përgjithësi sa më pak detergjent të përdorni aq më mirë është, por ka raste kur rrobat e ndotura kërkojnë shumë detergjent.

    Nëse rrobat tuaja janë shumë të pista atëherë përdorimi i një sasie më të madhe do të ndihmojë në heqjen e papastërtive.

    Udhëzimet e përdorimit të detergjentit në paketim bazohen në madhësinë e kazanit të një lavatriçeje të zakonshme.

    Nëse modeli juaj është me një kazan më të madh do t’ju duhet të përdorni pak më shumë sesa thonë udhëzimet në paketimin e detergjentit, sepse larjet me shumë rroba janë të barabarta me më shumë papastërti.

    Lajmi Paraprak

    Ndëshkimet negative të dëmshme për fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Sot pritet të dorëzohet në kuvend për miratim përbërja e Qeverisë së re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë