Mos thani rroba brenda në shtëpi

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumica e njerëzve fillojnë të thajnë rrobat në ambiente të mbyllura.

    Por duket se kjo nuk është ideja më e mirë dhe se një procedurë e tillë bën më shumë dëm sesa dobi. Ekspertët shpjegojnë se ky zakon nuk është i mirë për hapësirën por edhe për shëndetin.

    Nëse i thani rrobat në shtëpi, niveli i lagështisë do të rritet deri në 30 për qind. Thithja e lagështisë si dhe kimikateve nga detergjendët apo zbutësit është e keqe për shëndetin e mushkërive. Përveç kësaj, lagështia që del nga rrobat e lagura kondensohet në sipërfaqe të ftohta si muret dhe krijon një bazë ideale për zhvillimin e mykut.

    Ky është veçanërisht i keq për ata që vuajnë nga alergjitë dhe astmatikët. Pra, rrobat duhet të vendosen në një dhomë të veçantë ku nuk qëndroni shpesh dhe nuk flini ose në ballkon.

    Lajmi Paraprak

    Qytetet që më parë nuk kan ekzistuar, por sot janë qendra të mëdha të populluara

    Lajmi i rradhës

    Kaledonia e Re, mbetet si pjesë e Francës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë