Si ta largojmë elektrizimin nga veshjet

    Elektrizimi tek veshjet ndodh kur një ngarkesë elektrostatike grumbullohet në pëlhura.

    Kjo është një dukuri e cila ndodh zakonisht kur rrobat fërkohen me njëra-tjetrën.

    Përdorni një varëse teli

    Një varëse teli mund të marrë një pjesë të ngarkesës elektrike e cila bën që rrobat tuaja të ngjiten tek ju.

    Një mënyrë shumë e thjeshtë për të larguar elektricitetin është të vendosni një varëse rrobash në pjesën e brendshme të veshjes tuaj para se ta vishni atë ose pasi e keni hequr atë.

    Kjo mënyrë funksionon më së miri tek mëndafshi.

    Përdorni zbutës rrobash

    Për të reduktuar mundësinë që rrobat tuaja të elektrizohen, AgroWeb.org ju sugjeron që gjatë larjeve të rrobave të përdorni zbutës.

    Gjithashtu ju mund të shtoni një lugë gjelle me zbutës rrobash në një shishe me ujë dhe ta spërkasni atë tek rrobat problematike.

    Spërkatini me ujë

    Dihet se ajri i thatë kontribuon në eletrizim dhe ajo që mban gjërat në balancë është lagështia.

    Një tjetër mënyrë e thjeshtë është të lagni me ujë një leckë dhe t’a fërkoni atë tek veshjet problematike, për të shtuar më tepër lagështi.

    Vendosni një paramandë

    Ky send kaq i vogël prej metali do të mbajë njëfarë ngarkese elektrike dhe do të parandalojë elektrizimin e rrobave tuaja.

    Prandaj AgroWeb.org ju sugjeron të vendosni një paramandë në pjesën e brendshme të rrobave, aty ku ajo nuk mund të shihet.

    Spërkasni rrobat me llak flokësh

    Të spërkasni pak llak flokësh në rroba është një mënyrë tjetër e thjeshtë dhe praktike që mund t’ju ndihmojë.

    Veçoni llojet e pëlhurave nga njëra-thjetra

    Përzierja e pëlhurave natyrale dhe sintetike, si përshembull triko me një fund pambuku, bën që veshjet tuaja të jenë më të prirura për të krijuar elektricitet.

    Shmangni dhe parandaloni këtë dukuri duke i mbajtur të ndara./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e Maqedonisë: Jetë më të mirë vetëm jashtë vendit

    Lajmi i rradhës

    Putin dhe Erdogan zotohen për thellim të raporteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë