Si t’i bëni rrobat të mbajnë erë të mirë

    Një nga problemet me të cilat një amvisë përballet më shpesh është ajo e aromës së rrobave që nuk ikën pavarësisht larjes.

    Bëhet fjalë për erën e pluhurit ose diçkaje tjetër që të ngulit ndër mend papastërtinë.

    Larja

    Rrobat duhen ndërruar e larë shpesh.

    • Streçet, bluzat, çorapet, rrobat e banjës, kanatjeret, mbathjet duhen larë pas çdo veshjeje.
    • Fustanet, xhinset, pizhamet, pantallonat dhe fundet mund të vishen deri në tre here pas larjes.
    • Reçipetat duhen veshur dy herë pas larjes e më pas duhen larë sërish.
    • Kostumet duhen dërguar në pastrim kimik një herë në tre ditë.

    Sa i përket larësit, zgjidhni një me aromë specifike dhe të fortë.

    Rrobat duhen nderur menjëherë pas larjes dhe nuk duhet të qëndrojnë në lavatriçe.

    Këtë pajisje duhet ta lani me ujë dhe uthull ose sodë buke një herë në gjashtë muaj.

    Tharja

    Ju duhet të siguroheni plotësisht që rrobat janë krejt të thata përpara se t’i palosni.

    Rrobat e bardha duhen varur në mënyrë që të jenë direkt nën ndriçimin e plotë të diellit.

    Ky i fundit do i zbardhë dhe rrobat do të kenë aromë freskie.

    Nëse përdorni tharëse rrobash, në të mund të fusni edhe një napë pambuku ku keni hedhur disa pika vaji esencial sipas preferencës suaj dhe t’i thani në mënyrë aromatike.

    Aromatikët

    Në dollapin tuaj mund të fusni barishte, lule dhe erëza aromatike të thata e të paketuara në qeska të vogla.

    Në një pambuk mund të hidhni disa pika nga parfumi ose vaji esencial i preferuar dhe të prekni lehtë rrobat e varura në dollap dhe në brendësinë e tij.

    Nëse duhet ta pastroni dollapin, sigurohuni që ta bëni duke përdorur uthullën e mollës të tretur në ujë.

    Për përthithje të çdo arome nga dollapi, mund të hidhni uthull molle në një filxhan të cilin duhet ta vendosni në dollap për 15-30 minuta.

    Më pas lëreni të ajroset dhe aromat e këqija do të jenë zhdukur.

    Një mënyrë tjetër si të largoni aromat e këqija nga dollapi, e rrjedhimisht rrobat, është që të përdorni sodën e bukës.

    Hidhni sodë buke në një filxhan dhe lëreni atë në fund të dollapit.

    Nëse doni mund të hidhni edhe disa pika vaj esencial sipas dëshirës.

    Sodën e bukës mund ta hidhni edhe në këpucët që mbajnë erë.

    Lajmi Paraprak

    Abdulahi: E dua që Tetova të behet një qytet për të jetuar dhe jo për të mbijetuar (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që shkaktojnë probleme me hormonet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë