Përse fëmijët duhet t’ju ndihmojnë me punët e shtëpisë.

    Eshtë një proçes i vështirë të mësosh fëmijët se si të pastrojnë dhe për thjeshtësi dhe shpejtësi, i kryeni vetë që të gjitha punët e shtëpisë. Por duke i bërë vetë të gjitha këto punë do të mërziteni shumë shpejt, dhe gjithashtu fëmijët nuk do të kenë mësuar asgjë. Ka të paktën “100 arsye” se përse fëmijët duhet të ndihmojnë me pastrimin dhe punët e shtëpisë. Secili ka mënyrën e tij të të bërit të gjërave por po përmendim disa nga arsyet kryesore përse duhet të përfshijmë fëmijën në kryerjen e punëve të shtëpisë.

    Kontributi në mirëmbajtjen e shtëpisë. Ata bëjnë rrëmujë, hanë ushqim dhe bëjnë pis pjatat dhe rrobat po ashtu si ju, kështu që edhe ata duhet të ndihmojnë me pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë ashut siç bëni edhe ju.

    Mësojnë aftësi që do t’ju duhen gjatë gjithë jetës. Shtëpia është vendi më i mirë për të mësuar sesi bëhen gjërat.

    Mësojnë si të jenë të përgjegjshëm. Përgjegjësia është çelësi, pra nëse ata e dinë se janë përgjegjës për diçka dhe e dinë besimin që ju i keni dhënë në lidhje me diçka, atëherë ka më shumë mundësi që ata të dalin me sukses.

    Mësojnë vlerën e punës. Ky është një problem i madh me gjeneratën e sotme.
    Fëmijët mund ta mësojnë vlerën e punës vetëm duke punuar.

    Do t’ju vlersojnë më shumë.Kur fëmijët ta kuptojnë se çfarë ndodh në botën tuaj dhe sa  lodheni nga punët e përditshme ata do të fillojnë ta vlerësojnë më shumë punën tuaj.

    Lajmi Paraprak

    Qytetet e jashtëzakonshme të Europës (FOTO)

    Lajmi i rradhës

    Takime – po, progres më shumë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë