Kur fëmija i madh i shtëpisë rritet mjaftueshëm, prindërit marrin frymë lirisht. Ai tashmë mund të kujdeset për veten, por do t’i japë një dorë prindërve edhe me motrat, ose vëllezërit më të vegjël. Kjo mund të jetë normale për shumë familje, por studimet e fundit kanë treguar se kjo gjë mund të sjellë dëme afatgjata te fëmijët.
Sigurisht në disa raste kjo mund të jetë e pranueshme. Gjithsesi ka një ndryshim të madh mes një fëmije, që sheh vëllain, ose motrën e vogël, ndërsa prindërit gatuajnë në shtëpi, dhe një femije, që kujdeset për vëllain ose motrën e vogël për orë të tëra kur prindërit nuk janë ne shtëpi.
Nëse fëmija juaj nuk e ka problem këtë gjë, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Por shpesh fëmijët nuk kanë se si të mos i binden prindërve, kur këta të fundit u kërkojnë të kujdesen për motrat dhe vëllezërit. Kjo pamundësi për të kundërshtuar mund të krijojë një lloj inati te fëmija, gjë që mund ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.
Gjithashtu, prindërit nuk duhet të harrojnë kurrë faktin që fëmija mbetet fëmijë, sado i pjekur të jetë. Thënë këtë, ata janë të paaftë për të përballuar situata të caktuara, ndaj dhe nëse ndodh diçka me vëllain ose motrën e vogël ata do të ndihen fajtorë gjatë gjithë jetës.
Nga ana tjetër shpesh prindërit ua besojnë vëllazërit dhe motrat më të vegjël fëmijëve më të rritur, për të kursyer, pasi kështu nuk kanë nevojë të punësojnë dikë. Por kjo është e gabuar, pasi fëmijët nuk janë të trajnuar për të ushqyer një bebe, apo për të ndërruar pelena.
Thënë këtë fëmijët e mëdhenj mund të kujdesen për vëllezërit dhe motrat më të vegjël, por kjo gjë duhet të ndodhë gjithmonë nën kujdesin e një të rrituri. Si dhe nuk duhet ta teproni, pasi fëmija i madh sado që mund të jetë i rritur, duhet të mos marrë përgjegjësitë që ju takojnë juve si prindër.