Qëndrimi i tejzgjatur në kompjuter vë në rrezik shëndetin mendor

    Kini kujdes nëse shpenzoni shumë kohë në kompjuterin tuaj. Kufizimet, bllokimi nga Covid-19 dhe puna nga shtëpia kanë ndryshuar plotësisht zakonet e shumë prej nesh dhe në mënyrë të pashmangshme e kanë bërë jetën e të gjithëve shumë më sedentare. Në të njëjtën kohë, ka pasur një rritje të numrit të orëve të kaluara ulur në kompjuter.

    Sipas një studimi të Universitetit Anglez të Huddersfield, të botuar në “Sport Sciences for Health”, shtimi i kohës së kaluar para ekranit çon në efekte të dëmshme në shëndetin mendor, veçanërisht kur orët e vazhdueshme të ekspozimit ndaj kompjuterit arrijnë ose tejkalojnë 8 orarëshin.

    Faktorët negativë për shëndetin mendor

    Tashmë ishte e njohur se njerëzit që rrezikojnë më shumë për shëndetin e tyre mendor, duke përjetuar ankth dhe depresion, janë ata që, demografikisht ose në aspektin e shëndetit të përgjithshëm, kishin sëmundje të mëparshme ose një gjendje nënoptimale.

    Në gjithë këtë kontekst, megjithatë, gjithashtu zvogëlimi i aktivitetit fizik ka hyrë në lojë si një faktor negativ. Në fakt, në krahasim me qëndrimin mbi tetë orë në kompjuter, as tridhjetë minutat e aktivitetit të rekomanduar në ditë, nuk janë më të mjaftueshme.

    Aktivitet i dyfishtë fizik

    Ky zbulim u konfirmua edhe në mostrën e ekzaminuar nga studiuesit britanikë. Gjysma e 300 subjekteve të ekzaminuar mbetën të ulur për mbi tetë gjatë ditës dhe megjithëse shumica e tyre bënë aktivitet fizik, kjo nuk parandaloi shfaqjen e problemeve mendore. Për të korrigjuar këtë, studiuesit sugjerojnë dyfishimin e kohës që i kushtohet aktivitetit fizik.

    Sipas studiuesve, zvogëlimi i orëve të jetesës sedentare, veçanërisht tani që puna online po përhapet, duhet të jetë pjesë e rekomandimeve të shëndetit publik të rekomanduara nga të gjitha qeveritë./Pernenat/

    Lajmi Paraprak

    Test akademik për nxënësit e shkollave të mesme

    Lajmi i rradhës

    Disa mite rreth bebeve, si qëndron e vërteta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë