Test akademik për nxënësit e shkollave të mesme

    Foto ilustruese

    Në arsimin e mesëm të gjimnazit dhe atë të arsimit profesional është përpiluar projekt-koncept i ri për maturën shtetërore të nxënësve i cili është zhvilluar nga grupi profesional i punës nga Qendra e Provimeve Shtetërore në periudhën e fundit,  projekt i cili tani është në pritje për tu nënshkruar nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. Pra këto ndryshime thelbësore të provimeve të maturës parashikohen të jetë në funksion nga viti i ardhshëm shkollor, i cili do të parasheh që nxënësit të cilët janë në vitin e fundit shkollor të kenë mundësinë që t’i nënshtrohen provimeve të maturës nga më të ndryshmet, domethënë provimi në shkollën e mesme përkatësisht shkollat e gjimnazit nuk do të jetë i njëjtë me atë të arsimit të mesëm profesional.

    Nga Qendra e Provimeve Shtetërore theksojnë se mënyra e përpilimit të provimeve përkatësisht për nxënësit e shkollave të mesme do të jetë identik dhe mënyra e provimeve të maturës do të jenë të njëjta, ndërsa ajo që do të ndryshojë është fondi i orëve dhe aspekti profesional i studentit të arsimit profesional i cili do të duhet të konsolidojë një bagazh të njohurive të përgjithshme.

    “Propozim-koncepti i ri tash më është dërguar te Ministria. Ndërkohë, grupi i punës punoi dhe sugjeroi se si duhet të duket provimi i pjekurisë. Përfundimi i arsimit të mesëm do të jetë i ndryshëm, pra do të ketë lloje të ndryshme të maturës. Mënyra se si realizohet ky provim aktualisht është identik për të gjithë nxënësit, ndërsa, fondi i orëve në gjimnaz dhe arsimin e mesëm profesional nuk është i njëjtë. Për shembull, në gjimnaze nxënësit kanë katër orë gjuhë amtare në javë, kurse në ato profesionale – tre orë. Kjo është arsyeja për të cilën në praktikë ka raste kur nxënës të gjimnazeve mesme vijnë deri te vendi në Fakultetit të Shkencave Mjekësore, e jo ata që kanë e kanë kryer shkollën e mesme të mjekësisë. Në drejtimin e gjimnazit provimi i maturës do të mbetet pothuajse i njëjtë, kurse në arsimin profesional më shumë theks do t’i kushtohet aftësive praktike dhe profesionale që i ka nxënësi”, shpjegon Elizabeta Naumovska, drejtoreshë e Qendrës Shtetërore për Provime.

    Naumovska gjithashtu informoi se nëse studentët e arsimit të mesëm profesional duan të vazhdojnë studimet e tyre, ata do të duhet të bëjnë një test akademik shtesë të njohurive, i cili do të përmbajë pyetje nga kultura e përgjithshme, dhe qëllimi është të shikohet shkrim–leximi,  matematika dhe aspekti gjuhësor i studentit. Sipas informacioneve shtesë, ky grup punues veçanërisht do të duhet të përcaktojë saktësisht se cilat do të jenë pyetjet e provimit të maturës dhe çështjet e trajtimit të lëndëve. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Digjitalizimi për shumë shkolla mbetet një tabu

    Lajmi i rradhës

    Qëndrimi i tejzgjatur në kompjuter vë në rrezik shëndetin mendor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë