Çfarë është regjimi ushqimor me bazë peshku

    Në botën e ushqimit, ka vegjetarianë, veganë, ka nga ata që ushqehen kryesisht me fruta dhe madje nga ata që besojnë se kanë nevojë vetëm për ajrin ose rrezet e diellit për tu ushqyer.

    Disa nga këto qasje të të ngrënit mund të vihen në diskutim, por regjimi ushqimor me bazë peshku mund të quhet i shëndetshëm.

    Ky regjim mbështetet edhe në prova shkencore dhe mund t’ju ndihmojë të arrini një sërë qëllimesh për sa i përket shëndetit tuaj.

    Çfarë është regjimi ushqimor me bazë peshku?

    Vetë termi “ Pescetarian” që përdoret për këtë mënyrë të ushqyeri, është një kombinim i fjalëve vegjetarian dhe “pesce”, që është italisht do të thotë peshk.

    Në thelb ky është një regjim ushqimor vegjetarian, i cili përmban ushqime me bazë shtazore si qumështi dhe vezët, por përjashton çdo lloj mishi nga kafshët përveç prodhimeve të detit.

    Përfitimet e regjimit ushqimor me bazë peshku

    Njerëzit që ndjekin këtë regjim ushqimor, jo vetëm gëzojnë shumë nga të njëjtat përfitime shëndetësore si vegjetarianët, por gëzojnë edhe disa përfitime shtesë.

    Sipas të dhënave shkencore, përfitimet shëndetësore të regjimit ushqimor vegjetarian, përfshijnë:

    Rrezik i reduktuar për zhvillimin e diabetit të tipit 2

    Rreziku i reduktuar i kancerit

    Rreziku i reduktuar i sëmundjeve të zemrës

    Presion më të ulët të gjakut

    Nivele të ulëta të kolesterolit

    Indeksi më i ulët i masës trupore

    Nga ana tjetër shtimi i peshkut në regjimin vegjetarian, do të rrisë natyrshëm marrjen e acideve yndyrore omega-3, të cilat janë të pranishme në sasi të mira në peshqit yndyrorë si salmoni.

    Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme në reduktimin e inflamacionit, dhimbjes së muskujve, faktorëve të rrezikut kardiovaskular dhe ngurtësimit dhe dhimbjes së kyçeve.

    Pra produktet e detit do të pasurojnë edhe më tej regjimin tuaj ushqimor./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit ?

    Lajmi i rradhës

    Sëmundjet më të zakonshme te fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë