Përbërësit për makaronsat:
220 gr sheqer pluhur, 120 gr miell bajameje, 90 gr lëng qiqrash, 1 lugë miell misri, 1 lugë lëng limoni, 1 bustinë ngjyrues rozë.
Përgatitja e makaronsave:
Përzieni miellin e bajames me lëngun e qiqrave. Rriheni ngadalë dhe më pas shtoni lëngun e limonit, sheqerin pluhur, ngjyrosësin dhe miellin e misrit. Teksa përgatisni brumin shtoni here pas here miell bajameje që të mos ngjitet dhe të mbetet i butë.
Vendosni përgatitjen në një qese pastiçerie. Në një fletë pjekje të mbuluar me letër pergamene, formoni disqe me diametër rreth 3 cm. Lërini të pushojnë për të paktën 4 orë. Vendoseni në furrë të ngrohur në temeraturë 120 ° C. Pas 20 minutash fikni sobën dhe lërini aty të pushojnë për 10 minuta.
Për kremin e trëndafilit:
10 ml krem ose qumësht orizi, 15 ml qumësht soje, 25 gr miell orizi, 10 g miell misri, 1 lugë pure bajame, 40 gr sheqer, 1 lugë ujë trëndafili dhe ngjyrues rozë.
Përgatitja e kremit:
Në një tenxhere me zjarr të ulët hidhni miellin e orizit me atë të misrit, shtoni purenë e bajameve, sheqerin, ngjyruesin dhe ujin e trëndafilit. Përziejini me qumështin e orizit dhe të sojës derisa kremi të fillojë të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Vendosni në mes të dy disqeve të vegjël të makaronsave kremin e krijuar dhe vendosini në frigorofer për 1 orë, Nistori.