Muffins me bajame

    PËRBËRËSIT

    2 lugë niseshte patatesh

    1 lugë miell misri, të bluar imët

    1 lugë miell orizi + aq sa na duhet për ta spërkatur tavën

    200 g bajame të qëruara pa lëkurë

    200 g sheqer + 4 lugë të tjera

    110 g gjalpë i tretur dhe i vakët

    4 vezë (të ndara të verdhat nga të bardhat)

    10 g sodë për ëmbëlsira

    PËRGATITJA:

    Ndezim furrën në temperaturën 180° C

    Në një tas përziejmë me rrahëse vezësh me dorë 4 të verdhat e vezëve me 4 lugët e sheqerit. Shtojmë gjalpin, duke e përzier vazhdimisht me spatul ose me lugë druri, niseshtenë, miellin e orizit, miellin e misrit dhe sodën me sitë

    Grijmë në mikser bajamet, shtojmë 200 g sheqer dhe e përziejmë akoma. Më pas, i hedhim tek tasi ku kemi të verdhat e vezëve

    Bëjmë marengë të bardhat e vezëve me rrahësen elektrike. E hedhim pjesë-pjesë me lugë në tasin ku kemi brumin, duke e përzier me kujdes nga lart-poshtë me spatul. Hedhim brumin në tavë ku tava duhet të jetë me diametra 28 cm, por egziston mundesia ti bëni edhe në forma të vogla si muffins dhe e nivelojmë me kujdes, pa e ngjeshur dhe e pjekim për rreth 35/40 minuta. E lëmë të ftohet dhe sipër mund ta zbukurojmë me sheqer pluhur, transmeton Nistori.

    Lajmi Paraprak

    Armiku më i madh i një gruaje? Mungesa e kohës për veten

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Problemi dypalësh me Bullgarinë po bëhet një problem midis Maqedonisë dhe BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë