Përbërësit:
400 gr gjizë pa yndyrë
500 gr spinaq
2 patate të ziera
kripë dhe piper
Përgatitja:
Zieni spinaqin në pak ujë, shtrydheni dhe grijeni. Bashkojeni me patatet e ziera dhe gjizën, duke i hedhur piper dhe pak kripë. Përzierjen e përftuar vendoseni në një tavë të mbuluar me letër furre dhe futeni të piqet për rreth 40-45 minuta në furrë me 200 gradë, përcjell Nistori.