Si të përgatisim copëza çokollate frymëzuar nga Snickers

    Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të ushqimit që merrni me vete në punë, si një vakt pasditeje.

    Përbërësit:

    Baza:

    • 6 lugë gjelle gjalpë kikiriku
    • 4 lugë gjelle shurup agave (ose mjaltë)
    • 30 gramë gjalpë kakao (ose vaj kokosi)
    • 70 gramë kikirikë (të kripur ose të pakripur – varet nga preferenca juaj)
    • 70 gramë arra shqeme (të kripura ose të pakripura – varet nga preferenca juaj)
    • 30 gramë amaranti ose oriz kaf

    Shtresa ‘karamel’:

    • 125 gramë hurma arabie pa fara

    Shtresa me çokollatë:

    • 80 gramë gjalpë kakao (ose vaj kokosi)
    • 2 lugë shurup agave (ose mjaltë)
    • 35 gramë pluhur kakao

    Përgatitja:

    Përpara se të filloni bazën, vendosni hurmat arabe në një tas dhe hidhni mbi to ujë të vluar. Lërini mënjanë.

    Për bazën:

    -Vendosni letër pjekjeje në një tepsi

    -Prisni përafërsisht kikiritët, arrat shqeme

    – Shkrini gjalpin e kakaos në mikrovalë ose në një tenxhere sipër sobës

    – Hidhni mjaltë dhe gjalpin e kikirikut dhe më pas përzieni arrat dhe orizin kaf ose amaranthin.

    -Shtrojeni përzierjen në tepsi

    Për karamelin

    – Kulloni hurmat arabe, vendosini në blender dhe përziejini derisa të përftoni një pastë të lëmuar.

    -Përhapeni sipër shtresës bazë

    Për shtresën e çokollatës

    – Shkrini gjalpin e kakaos në mikrovalë ose në një tenxhere sipër sobës.

    -Përzieni shurupin e agave/mjaltit dhe më pas pluhurin e kakaos.

    -E derdhim sipër shtresës së hurmës dhe e vendosim në frigorifer për t’u forcuar.

    -Priteni në katrorë dhe ruajeni në një enë hermetike.

    Lajmi Paraprak

    Nuk është e vërtetë që vaksinat nuk i parandalojnë sëmundjet infektive

    Lajmi i rradhës

    Kur shiten si “anonime”, dëshmitë mund të jenë joekzistuese, mjeku Fazliu: Vaksinat parandalojnë vdekjen!

    Lajme tjera

    Sallatë me mish pule

    Përbërësit:50 g gjoks pule50 g arravaj ulliri100 g sallatë jeshilekripëpiper3 karota1 kastravecdomate sipas dëshirës Përgaditja: Zihet gjoksi i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë