Sallata “Fshesa”, pastron trupin nga toksinat dhe yndyrat

    Këtë sallatë me të drejtë e quajnë “Fshesa”, sepse pastron trupin nga toksinat dhe yndyrat

    “Fshesa” (apo edhe siç e quajnë ndryshe “Brusha”) mbase nuk duket bukur dhe ekzotike, mirëpo ajo është e vlefshme për ata të cilët dëshirojnë të pastrojnë organizmin e vet dhe të humbin kilogramët e tepërt.

    Sallatës nuk është e nevojshme t’i qitni kripë. Nëse nuk mundeni pa shijen e njelmët, përdorni salcë soje, e cila përmban goxha sasi kripe dhe përmirëson shijen e ushqimit, por ka edhe vlera të larta nutritive dhe nuk është e dëmshme për shëndetin.

    “Fshesa“, ndoshta nuk duket e bukur dhe ekzotike, por ka vlerë për të gjithë ata që dëshirojnë ta pastrojnë organizmin,  transmeton Telegrafi.

    Receta:

    Për përgatitjen nevojiten: lakër, panxhar, karotë, lëng limoni, vaji.

    Përgatitja:

    – Qërojeni lakrën, panxharin dhe karotën në sasinë: 3:1:1.
    – Shtojini erëzat bimore sipas shijes.
    – Shtypini perimet të lëshojnë lëngun.
    – Shtojini pak lëng limoni.
    – Hidhni pak kripë.

    Kini parasysh: tek thartësira e ulët e lukthit më mirë është të konsumoni lakër turshi.

    Lajmi Paraprak

    Si ta qortoni fëmijën tuaj!

    Lajmi i rradhës

    Nesër, ditë jopune për të gjithë qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë