TË DUAM PËR TJETRIN ATË QË E DUAM PËR VETEN

    Një adhurim i zemrës, e cila ndërton zemra të pastërta, një gjë që rregullon çdo problem, e zhvillon butësinë, e ngërthen lumturinë, dhe njeriu nuk e ka plotësuar imanin e tij pa këtë gjë.

    Enes ibën Maliku (radijAllahu anhu) përcjell se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nuk ka besuar askush prej jush, deri sa të dojë për vëllain e tij atë që e do për
    vete.” E shënon Buhariu dhe Muslimi

    Allahu Ekber, le të mendojmë rreth fjalës së tij “të dojë për vëllain e tij”, kjo tregon ngrohtësinë e dashurinë, dhe në kontektsin e mohimit të imanit është mohim i një imani të plotë, e jo edhe mohim i tërësishëm, sikur që është hadithi: “Nuk ka namaz në prezencë të ushqimit.” Pra; nuk është namaz i plotë.

    Dashuria ndaj tjetrit është në dy kategori:

    Kështu që muslimani duhet të dojë për vëllain e tij musliman që ai t’i veprojë adhurimet, e të largohet prej ndalesave, prej shenjave të kësaj dashurie është këshillimi, përhapja e të mirave, lutja ndaj tij.

    E dyta: Dashuri e preferuar, është ajo që ka të bëjë me çështjet e dynjasë, sepse të jesh altruist në çështjet e dynjasë është gjë e preferuar, si përshembull të jetë me bollëk në pasurinë e tij, e të dojë edhe për vëllain e tij të njejtën.

    Prej dijetarëve ka që dispozitën e obligimit nuk e ndan, kështu që ajo përfshin obligueshmërin e dashurisë së mirësive për muslimanët në çështjet e dynjasë e të ahiretit.

    Ajo që është për qëllim nga e gjithë kjo është se prej cilësive të imanit është të duash për vëllain besimtar atë që e do për vete dhe të urresh për të atë që e urren për vete, sikur që na et hadithi: “shembulli i besimtarëve në dashuri, mëshirim dhe ngrohtësi mes tyre është si shembulli i një trupi, nëse një pjesë ankohet, i gjithë trupi e ndjen lodhjen e sëmundjen.” E shënon Muslimi.

    Andaj, besimtarin e dëmton ajo që e dëmton vëllain e tij, dhe e brengos ajo që e brengos atë.
    Shembuj të ndritshëm rreth dashurisë për të tjerët Ibën Abasi (radijaAllahu anhu) ka thënë: “Unë lexoj një ajet nga Libri i Allahut, dhe dëshiroj që të gjithë njerëzit të dijnë atë që
    e dij unë.”

    Është obligim që njeriu të sillet me të tjerët sikur që dëshiron që ata të sillen me të, në hadithi qëndron: “kush dëshrion të shpëtojë nga zjarri e të hyjë në xhenet, le të jetë shpresa e tij duke besuar në Allahun dhe ditën e fundit, e le të sillet me njerëzit si kur dëshiron ata të sillen me të.” E shënon Muslimi.

    Është pyetur Ahnef ibën Kajs: Ku e mësove butësinë? Ai u përgjigj: prej vetes sime, nëse urreja diç prej tjerëve nuk veproja ashtu me askënd tjetër.”

    Le të meditojmë rreth disa formave nga aktualiteti i jetës sonë, e ndoshta kështu na hapen dyert e mirësive.

    Kur ti je në makinën tënde dhe dëshiron të kalosh përmes një rruge të ngarkuar, a nuk do gëzohesh nëse ndokush ndalet dhe të hap rrugë ty, pa dyshim që do të thuash: Po, edhe unë do bëj kështu me të tjerët.

    Kur ti dëshiron të blesh një makinë, shtëpi apo elektronikë, a nuk do të dëshiroje që shitësi të tregoj defektet e veçoritë? Vepro kështu me të tjerët.

    Kur pyetesh për fejesë, trego me drejtësi dhe sinqeritet sikur që dëshiron të të tregojnë të tjerët.
    Mbuloja rëshqitjet e tjetrit sikur që dëshiron që gabimet e tua të mos shfaqen, padyshim se s’ke dëshirë që të përgojohesh, andaj mos përgojo, padyshim se kur të dëgjon se lani ka mbrotjur nderin tënd do ta duash, por edhe ti mbroje nderin e tij.

    Patjetër se do e duash njeriun që et mirë, e fjalë të bukura, të buzëqeshur, kështu bëhu edhe ti kur të takohesh me njerëzit.

    Shembujt janë të shumtë, le të jetë kjo një rrugë që e plotëson ti imanin tënd e të afrohesh më afër Zotit.

    Le ta vëndojmë më shoesh veten tonë në pozitën e tjetrit.

    Përktheu: Shpend Zeneli

    Lajmi Paraprak

    Basbousa, ëmbëlsirë e mrekullueshme egjiptiane

    Lajmi i rradhës

    Premtimet e Zotit

    Lajme tjera

    E bukura dhe arti

    Kur flitet për artin në islam, për të bukurën, kjo nuk nënkuptohet vetëm bukurinë dhe estetikën së jashtme,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë