Premtimet e Zotit

    Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe përshëndetjet më të mira ia dërgojmë pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi salatu ve selem.

    Fjalët e Allahut janë të vërteta dhe në to nuk ka fare dyshim. Megjithate Allahi i Madhëruar në disa vende në Kuranin famëlartë ka premtuar edhe duke e përmendur tërmin “v’ad” – premtim dhe poashtu në forma tjera.

    Allahu i Madhërur ka thënë:

    “ … premtimi i All-llahut është i vërtetë, …“Rum, 60

    “ … All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet… “ Rum, 6

    Besimtari beson bindshëm në premtimit e Allahut dhe kjo e bën që ai të shpresojë në premtimet të cilat Allahu i Madhëruar i ka premtuar.

    Prej tyre:

    Premtime që Allahu u drejtohet robërve të Tij me fjalën ‘premtim’ : p.sh:

    “All-llahu u premtoi atyre të cilët besuan dhe bënë vepra të mira prej jush, se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit. “ Nur, 55.

    “Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh. “ Maide, 9.

    “Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh “ Teube, 72.

    Ka disa premtime në Kuranin famëlartë në të cilat Allahu i Madhëruar premton me kusht. Prej tyre:

    “ …Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, … “ Ibrahim, 7.

    “ … e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë “ Talak, 2.

    “ Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim … “ Bekare, 152.

    “ … “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, … “ Gafir, 60.

    “ … dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë) “ Enfal, 33.

    Ashtu siç theksova më parë, premtimi i Allahut është i vartetë dhe do të realizohet. Kështu që banorët e xhennetit do ta përmendin këtë premtim dhe atë në diskutim me banorët e xhehenemit.

    Allahu i Madhëruar e përmend këtë gjë në suren Araf. Ka thënë:

    “Ata të xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thonë: “Po”. Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: “Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët! “ Araf, 44.

    Rasti në Bedër

    Enes ibn Malik na përcjellë nga Ebu Talha se profeti i Allahut salallahu alejhi ve selem urdhëroi që njëzetë e katër veta nga udhëheqësit e kurejshëve ti hudhin në një gropë (pus) nga gropat e Bedrit që ishin të pista. Kur ngadhnjete kundër armikut, qëndronte aty tre netë. Kur u bënë në Bedër tre netë, urdhëroi tia pergatitin mjetin e transportit, pastaj eci tutje dhe e pasuan sahabët. Ata kanë thënë se nuk po niset, përpos se të kryej ndonjë nevojë. Ka ecur derisa është ndalur te skaji i gropës dhe ka filluar ti thërrasë me emra dhe emra të baballarëve të tyre, o filan i biri i filanit. A kish pas dashur t’i nënshtroheshit Allahut dhe ta respektonit të dërguarin e Tij. Ne e gjetëm atë që na ka premtuar Allahu në të vërtetë, e ju a e gjetët atë që u ka premtuar Allahu të vërtetë?!

    Omeri ka thënë: o i dërguar i Allahut, a po u et trupave që skanë shpirt?!

    I dërguari i Allahut salallahi alejhi ve selem ka thënë: Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, ju nuk ndëgjoni më shumë se ata atë që po ua them atyre.

    Katade ka thënë: Allahu i ka ngjallur për ta ndëgjuar thënien e tij, për poshtërim, nënçmim, për hakmarrje dhe dëshpërim e ndihen të penduar.

    Ali Shabani

    Lajmi Paraprak

    TË DUAM PËR TJETRIN ATË QË E DUAM PËR VETEN

    Lajmi i rradhës

    Struga fiton ndaj Shkëndijës, por edhe Renova ndaj Bellasicës

    Lajme tjera

    PËRSHPEJTO IFTARIN

    Është vepër e pëlqyer që agjëruesi ta përshpejton ngrënien e iftarit nëse ka perënduar dielli dhe anasjelltas vonimi…
    Më tepër

    Idhujtaria

    Justinian Topulli Sa herë përmendet kjo fjalë njerëzve u shkon ndërmend ndonjë statujë e ndonjë perëndie të kohëve…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë