Si ta bëni shtëpinë të duket më e madhe

    Sipas ekspertëve ngjyra me të cilën do të lyeni shtëpinë luan një rol domethënës në krijimin e idesë së një hapësire të madhe ose të vogël.

    Të pasurit një shtëpi të madhe me hapësirën e duhur për të gjithë anëtarët e familjes është ëndërr e secilit prej nesh.
    Por mes ëndrrës dhe realitetit, njeriu mjaftohet me atë shtëpi që mund të përballojë financiarisht.
    Edhe nëse shtëpia që keni zgjedhur mund të jetë e vogël, me truket e duhura ju mund t’i jepni asaj dhe vetes një hapësirë më të bollshme.
    Ekspertët ofrojnë këshillat e mëposhtme që të bëni shtëpinë tuaj të duket më e madhe.

    Zgjidhni ngjyra të çelëta
    Sipas ekspertëve ngjyra me të cilën do të lyeni shtëpinë luan një rol domethënës në krijimin e idesë së një hapësire të madhe ose të vogël.
    Nëse dëshironi që shtëpia të duket më e madhe jepini dritë asaj duke zgjedhur ngjyra të çelëta e të hapura.
    Mobiljet dhe tapiceritë gjithashtu duhet të kenë ngjyra të çelëta

    Ndriçimi
    Arkitektët sugjerojnë zbatimin e rregullit të artë të ndriçimit, që ka të bëjë me vendosjen e tre burimeve të ndriçimit në çdo dhomë.
    Kësisoj, ato do të krijojnë një hapësirë drite që vizualisht do të duket sikur ka zmadhuar hapësirën e dhomës.
    Trekëndëshi i dritës do ta bëjë shtëpinë të duket më e madhe se sa është.

    Transparenca
    Ekspertët sugjerojnë që të investoni në mobile transparente, tryeza xhami e karrike transparente të cilat tani janë shumë në modë.
    Sa më transparente t’i keni mobiljet aq më e madhe do të duket shtëpia.

    Pasqyrat
    Me pasqyrat mund të përdorni edhe fantazinë dhe  të luani me kornizat dhe madhësinë e tyre.

    Rafte të larta

    Raftet duhen vendosur në pika më të larta që shikimi të shkojë sipër.Kësisoj krijohet idea e një hapësire më të madhe.
    Në ëto rafte mund të vendosni libra, dekorime të vogla dhe vazo.

    Larg rrëmujës

    Mobilimi i rrëmujshëm dhe kaotik i shtëpisë e mbyll dhe e zvogëlon atë.
    Në mobilimin e shtëpisë duhet të jeni minimalistë dhe të shmangni sa më shumë rrëmujën që të krijoni idenë e një hapësire të madhe e të pastër.

    Më pak piktura

    Mos i mbushni muret me piktura e korniza.
    Zgjidhni një pikturë të madhe që krijon idenë e hapësirës së madhe dhe shmangni kornizat e vogla që e ngushtojnë atë. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Ndikimi i stresit tek stomaku, këshillat për ta shmangur

    Lajmi i rradhës

    Disa lloje të pushimeve për të cilat kemi nevojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë