Si ta pastroni mikrovalën me një limon të vetëm

    Për disa, pastrimi i mikrovalës është detyrë mjaft problematike, e cila zakonisht përfshin përdorimin e produkteve me kimikale të ashpra, sfungjerë të dëmtuar dhe në fund nuk pastrohet mirë!

    Dhe për shkak se njollat apo grimcat e ushqimeve shpeshherë mbesin prapa derës së mbyllur të mikrovalës, është shumë e lehtë të përtoni apo të harroni ta pastroni.

    Por, sot do t’ju njoftojmë me një truk interesant, i cili nuk përfshin sprejin pastrues, por vetëm limonë!

    Ky truk nuk është i ri, por është tejet i lehtë dhe i nevojshëm.

    Çfarë ju nevojitet:

    – Një tas
    – 1 limonë
    – 1 leckë pastrimi

    Filloni duke derdhur gjysmë gote ujë në tas. Pastaj prejeni limonin në dysh, shtrydhni dy pjesët në tas, por edhe hidhni dy copat e limonit në atë tas.

    Posa ta keni përfunduar këtë proces, futeni tasin në mikrovalë dhe ndizeni mikrovalën për 3 minuta apo derisa të vlojë uji.

    Pasi të vlojë uji, lëreni tasin në mikrovalë edhe 5 minuta tjerë në mënyrë që aciditeti i limonit dhe avulli i ujit t’i zbusin të gjitha njollat nga ushqimet.

    Kur të kenë përfunduar 5 minuta, largojeni tasin nga mikrovala. Në këtë pikë, limoni e ka kryer shumicën e punës; tash ju thjesht duhet ta pastroni mikrovalën me leckë.

    Lajmi Paraprak

    Soja – Ilaç për dhembje dhe temperatura të larta

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët ankohen për çmimet, a ndikoi ndalimi i mallrave serbe?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë