Si të ballafaqoni stresin para martesës

    Si të ballafaqoheni me stresin i cili është pasojë e përgatitjes dhe e frikës mu në kohën para martesës. Mësoni cili është shkaku i stresit tuaj para martesës, në mënyrë që të mund të relaksoheni dhe të kënaqeni në çastet tepër të bukura, të cilat do t’i mbani në mend tërë jetën.

    Koha e martesës tuaj është afruar dhe ndiheni paksa të pasigurt. Angazhimi rreth përgatitjeve dhe obligimeve që çdo gjë të shkojë në mënyrën sa më perfekte mund të jetë shkas për stresin.

    Pos që dita e martesës është njëra nga ditët më të rëndësishme të jetës së çdo çifti, po ashtu mund të jetë edhe njëra ndër ditët më stresuese, andaj kjo ka të bëjë vetëm një ditë para se të ndodhë martesa. Ajo është periudhë e përgatitjeve ku për shkak të një sërë rrethanash të paparashikuara mund të shkaktojë zënka ndërmjet bashkëshortëve të ardhshëm.

    Shkaqet janë të shumta, ndërkaq kryesisht sillen rreth kufirit më të vogël të tolerancës për shkak të akumulimit të stresit, ndërkaq sërish për shkak të dëshirës që çdo gjë të shkojë në mënyrën më perfekte të mundshme. Por ajo që sugjerojnë psikologët është të mos krijoni zënka me partnerin tuaj veçanërisht në ditët e përgatitjes së ceremonisë suaj.

    Si të përgatiteni për një martesë të mbarë

    Martesa është marrëdhënia që shpeshherë më te drejtë mund të përcaktohet me termin “beteja e çifteve”. Dëshira për të pasur një martesë të bukur, të gjatë, domethënëse, një mbështetje që ke kërkuar vazhdimisht është te të gjithë ne. Ndaj kemi nevojë për atë që fare mirë mund ta quajmë si “martesë të zgjuar”, një martesë që përveçse do të gjenim vetveten do të ngulmonim fare mirë për vazhdimësinë e po ashtu jetëgjatësinë e saj.

    Mjafton të dimë se si të përkushtohemi, dhurojmë romancë, falim pozitivitet, artikulojmë mençuri, të dimë të kuptojmë ashtu sikurse të pranojmë edhe propozimet e ndryshimeve që na bëhen.

    Si ta menaxhosh stresin

    Lista e madhe e të ftuarve, detajet e një ceremonie të rëndësishme në jetën tënde bën që të ndihesh mëse e stresuar para një dasme të madhe. Por kjo gjendje është më se normale. Bëj një frymëmarrje të thellë, dhe përgatitu emocionalisht dhe fizikisht për dasmën tënde duke menduar me shumë qetësi. Mendo për lumturinë tënde pa u frikësuar.

    Pak stres gjithsesi të ndihmon për të arritur qëllimet dhe objektivat e një ceremonie të mirëorganizuar. Edhe zgjedhja e ushqimit cilësor bën mirë në menaxhimin e stresit.

    Qëndrimi vetëm, bën më mirë

    Ndërsa jeni në mendime se si të arrini një gjendje të dëshiruar para ceremonisë suaj martesore, reflektoni nëse jeni në gjendje ta arrini vetë, me partnerin tuaj apo me miqtë dhe të afërmit. Në shumicën e rasteve sugjerohet që të përgatiteni për dasmën vetëm.

    Kur jeni me dikë tjetër, është më e vështirë të vendosni kontroll mbi zakonet dhe sjelljet ndërvepruese të komunikimit. Kjo shkakton vështirësi në mënyrën se si mund t’i kontrolloni ju emocionet tuaja. Vetëm kur jeni vetëm do të keni hapësirat e mjaftueshme për të rikrijuar emocionet dhe gjendjen më të mirë psikologjike.

    Mos u zini para dasmës

    Zënkat me sa duket kanë edhe anën e tyre pozitive, sigurisht deri në momentin që e bëjnë martesën të “kërcejë” në pistën e duhur, pasi zënkat e tepruara sjellin vetëm rrëzimin e saj. Por ajo që sugjerojnë psikologët është të mos krijoni zënka me partnerin tuaj veçanërisht në ditët e përgatitje së ceremonisë suaj.

    Dasma është martesa e dashurisë suaj ndaj edhe pse mund të jetë një periudhë e vështirë mundohuni të evitoni zënkat dhe streset e krijuara me të dashurin tuaj.

    Roli yt si bashkëshorte

    Identiteti yt do të ndryshojë tërësisht pas ceremonisë martesore. Roli yt do të ndryshojë, nga vajza e dashuruar do të transformohesh në gruan e martuar që e presin përgjegjësi të reja. Tashmë do jesh një bashkëshorte që do i duhet të mendojë për karrierën, dashurinë, punën apo dhe të qenurit nënë.

    Fillimi i mbarë, gjysma e suksesit

    Një fillim i mbarë në të kuptuarin e partnerit, dhënien ashtu sikurse pranimin e dashurisë, të qenurit i përkushtuar në zgjidhjen e shumë problemeve dhe interesave të përbashkët, të qenurit egoist për të mirën e të dyve, do ishte një fillim i mbarë i një rruge të gjatë.

    Nëse konfliktet apo mosmarrëveshjet do dihen të zgjidhen që në fillim, atëherë dashuria do merrte tonalitete më serioze dhe gjërat do përvijonin drejt rrugës së mbarë e të suksesshme të martesës së zgjuar.

    Mirëkuptimi, sukses i garantuar

    Duhet të dish të kuptosh dhe mbështesësh ashtu sikurse ndien nevojën të mbështetesh në rrethana të caktuara. Duhet të dish të argumentosh të gjitha pikëpamjet dhe mendimet që mund të kesh në lidhje me diskutime të ndryshme.

    Nëse shumë martesa kanë përfunduar në divorc apo ndarje të hidhura është sepse partnerët nuk kanë ditur të mirëkuptojnë, jo sepse në të gjitha rastet ka munguar pasioni apo dashuria esenciale.

    Romanca nuk duhet të mungojë

    Një gjë është e sigurt: romanca nuk e bën të bukur një martesë vetëm në formë, por i jep vitalitet sidomos përmbajtjes së saj.

    Nëse keni gjetur dikë me të cilin do të donit pambarimisht të kalonit jetën, atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është t’i prezantoni atij hartën e dëshirave dhe kënaqësive që do t’ju çonin në romancat më të bukura të papërjetuara.

    Lajmi Paraprak

    Kjo pije “funksionon” më mirë se kafeja dhe ka një efekt të mahnitshëm në shëndet

    Lajmi i rradhës

    Deputeti dhe kazanët e plehrave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë